e hënë 16 maj 2022
e hënë 16 maj 2022

 

 

Presidenti Vladimir Putin mori pjesë në seancën plenare të Forumit Ndërkombëtar “Java e energjetikës ruse”, që zhvillohet tani në Moskë. Ja disa teza kryesore nga fjala e tij:

 

Sipas rezultateve të vitit të kaluar konsumi global i energjisë primare u ul në 4.7%. Kjo ishte goditja më serioze për këtë degë në 70 vitet e fundit.

 

Vendet anëtare të OPEK dhe shtetet që nuk janë pjesë e kësaj organizate arritën të organizojnë një ndërveprim efektiv, në kushtet e pandemisë të sigurojnë qëndrueshmëri në degën e naftës dhe, çfarë është veçanërisht e rëndësishme, të krijojnë kushtet për aktivitetin e investimeve.

 

Rritja e çmimeve të gazit në Europë ishte pasojë e deficitit të energjisë elektrike dhe jo e kundërta. Gjatë gjithë dhjetëvjeçarit të fundit hap pas hapi energjia europiane u mbush me të meta në sistem. Pikërisht këto edhe çuan në një krizë të thellë të tregut në Europë.

 

Rezultatet aktuale tregojnë se bashkëpunimi i vendeve tona ka të gjitha shanset për zhvillimin e mëtejshëm, mund të përfshijë drejtime shtesë, përfshirë shfrytëzimin e teknologjive të reja ekologjike të nxjerrjes dhe përpunimit të hidrokarbureve, shkëmbimin e praktikave më të mira të evidencës dhe uljes së gjurmës së karbonit.

 

Një nga faktorët kryesorë që përcakton zhvillimin e energjisë botërore në një përspektivë afatgjatë është, sigurisht, ndryshimi i klimës. Rusia është plotësisht e vetëdijshme për mprehtësinë e sfidave në këtë sferë. Ne shohim dhe ndjejmë të gjitha kërcënimet dhe rreziqet ndaj të gjithë njerëzimit, të gjithë planetit, e sapo u tha, edhe ndaj vendit tonë.

 

Axhenda për ndryshimet klimatike nuk duhet të kthehet në një armë për promovimin e interesave ekonomikë dhe politikë të vendeve të caktuara. Ne duhet të krijojmë së bashku rregulla transparentë, të drejtë, të qartë dhe të njëjtë për të gjithë, të cilat do të veprojnë në një nivel global.

 

Rusia mbështet iniсiativat ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës, përmbush të gjitha detyrimet që ka ndërmarrë. Gjatë dekadave të ardhshme ne synojmë të sigurojmë vëllimin më të ulët se në Bashkimin Europian të emetimeve neto të gazrave serë.

 

Një punë e madhe po realizohet për modernizimin e industrisë së energjisë elektrike dhe sektorit së strehimit e shërbimeve publike.

Sigurisht, do të vazhdojmë të mbështesim edhe më tej nisma të tilla.

 

Do të shtoj se në praktikë Rusia do të punojë për neutralitetin e karbonit të ekonomisë së saj, kemi vendosur një pikë referimi konkrete – jo më vonë se viti 2060.

 

Mbrojtja e klimës është një detyrë e përbashkët, detyrë e të gjithë njerëzimit. Na pret një punë e madhe, padyshim e ndërlikuar, intensive, e cila kërkon përfshirjen e një rrethi të gjerë specialistësh, drejtuesish të kompanive, organizatave publike dhe të shteteve.

Situata aktuale në botë tregon se çështjet e mbrojtjes së klimës duhet të zgjidhen në lidhje të ngushtë me planet e zhvillimit të degëve të ekonomisë, para së gjithash me sektorin e energjetikës.

 

 

 

 

http://kremlin.ru/events/president/news/66916?fbclid=IwAR2yUV2VtXbDy3EHRdjAmzqtMuj_xIaUjMS5OtWp3rkMOaNUXQEBCJHk5Yk

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara