Një raport nga një media ruse pretendon se Kremlini ka ndërtuar një zyrë për presidentin rus, Vladimir Putin, në Soçi, e cila është identike me zyrën e tij jashtë Moksës, dhe se Putin shpesh dhe fshehurazi ka punuar nga zyra në Soçi, në muajt e fundit.
Megjithatë, nuk ka ende konfirmim të pavarur të raportit në ueb-faqen Proyekt Media, e cila tha se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka refuzuar të përgjigjet në pyetjen për këtë çështje.
Një tjetër publikim rus në internet, Daily Storm, citoi Peskovin të ketë thënë se raporti i Proyekt Medias është “marrëzi” dhe se Putin “punon në Moskë”.
Nëse është i vërtetë, raporti do të shtonte prova të reja për masat që ka ndërmarrë Kremlini për të izoluar Putinin nga pandemia e koronavirusit.
Në raportin e saj, Proyekt Media citoi dy burime të paidentifikuara që tha se “kanë njohuri për oarin e kreut të shtetit” dhe një menaxher të lartë në një kompani të drejtuar nga shteti.
Publikimi po ashtu analizoi të dhënat e fluturimeve të avionit presidencial që përdor Putini për të udhëtuar në dhe jashtë vendit.
Si shumë vende, Rusia ka ndërmarrë masa izolimi për të frenuar përhapjen e koronavirusit, duke kufizuar lëvizjen dhe duke kërkuar nga shumë qytetarë që të punojnë nga distanca.
Putin ka mbajtur kryesisht video-konferenca me guvernatorët dhe ministrat e kabinetit, si dhe fjalime televizive.
Ai po ashtu ka zhvilluar disa takime ballë për ballë me grup të zgjedhur individësh.
Si pjesë të provave të saj, Proyekt Media citoi një video-konferencë që Putin ka mbajtur më 2 nëntor me një grup nxënësish rusë.
Kremlini, pasi ka lëshuar një fotografi, ka thënë se Putin ka qenë në rajonin e Moskës kur ka mbajtur konferencën.
Por, Proyekt Media, duke cituar një person në dijeni për situatën, tha se anëtarët e stafit të presidentit kanë qenë në Soçi atë ditë.
Më 3 nëntor, avioni presidencial është shfaqur duke u nisur nga Soçi për në Shën Petersburg, ku Putin ka marrë pjesë në zbulimin e një akullthyesi të ri.
Proyekt Media gjithashtu tha se shumë gazetarë të akredituar në Kremlin kanë pasur qasje më të kufizuar te Putini në muajt e fundit.
Masat e tjera që ka shpikur Kremlini për të zvogëluar rrezikun e infektimit të Putinit me koronavirus përfshijnë instalimin e tuneleve dezinfektuese në Kremlin dhe në Novo-Ogarjovo, ku ndodhet zyra e presidentit.
Këto tunele u ngjajnë kontrolleve të sigurisë në aeroporte dhe i spërkasin vizitorët me një mjegull anti-septike derisa ata kalojnë. REL
Atmosfera ushtarake përfshin kryeqytetin amerikan para inaugurimit të Bidenit
Aleksej Navalny arrestohet pasi mbërrin në Moskë
Parada ushtarake, Koreja e Veriut zbulon raketën e re balistike
Një pëllumb amerikan ”në telashe” me Australinë pasi kaloi Oqeanin Paqësor
Ekspertët e OBSH mbërrijnë në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit
Një gjykatë në Peru akuzon Soros, Bill Gates dhe Rockefeller: “Ata krijuan COVID-19”
Një faltore afër vendit tradicional të pagëzimit të Jezusit në lumin Jordan, priti të dielën një meshë Epifanie për herë të parë në më shumë se 50 vjet pasi u shpall pa mina. At Francesco Patton, kujdestari i Tokës së Shenjtë për kishën Katolike Romake, udhëhoqi pruftërinjtë françeskanë drejt një vendi të […]
Policia tha se katër veta humben jetën gjatë protestave të së mërkurës para dhe brenda ndërtesës së Kongresit amerikan, përfshirë një grua që u plagos brenda ndërtesës. Shefi i policisë metropolitane Robert J. Contee, tha se 52 veta janë arrestuar pasi që mbështetësit e presidentit Donald Trump sulmuan Kongresin në një përpjekje […]
Mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump, pritet të parakalojnë të mërkurën në Uashington në përkrahje të kundërshtimit të certifikimit të fitores së presidentit të zgjedhur Joe Biden në zgjedhjet e nëntorit. Presidenti Trump planifikon të flasë në një tubim pranë Shtëpisë së Bardhë. Zoti Biden pritet të flasë të mërkurën nga shtëpia […]
SHBA ka vendosur të ashpërsojë tarifat ndaj disa vendeve për shkak të mosmarrëveshjeve mbi subvencionet për prodhuesit e avionëve Airbus dhe Boeing. Janë prekur edhe prodhuesit e pijeve alkoolike. SHBA dhe Bashkimi Evropian kaherë janë në grindje rreth subvencioneve për industrinë e aviacionit. Për 16 vjet me radhë vazhdojnë mosmarrëveshjet. Tani SHBA po […]