e diel 5 dhjetor 2021
e diel 5 dhjetor 2021

Nga viti 1985, kur është bërë edhe inventarizimi I fundit, kemi zhdukur rreth 35% të volumit të fondit pyjor. Alarmi vjen nga Kontrolli I Lartë I Shtetit,  I cili fajëson prerjet e paligjshme si një prej shkaktarëve kryesore të pakësimit drastic të kësaj pasurie publike, nga e cila shteti ka përfituar të ardhura të papërfillshme. Scan ka zbardhur raportin e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit mbi situatën e pyjeve në vend, ku nënvizohet edhe dështimi I moratoriumit për prerjen e tyre.

Dinamika historike e këtij sektori reflektohet edhe në shifra konkrete, teksa sipërfaqja e fondit pyjor llogaritet pak a shumë e njëjtë si më parë, rreth 1 milionë ha apo rreth 36% të sipërfaqes së vendit , ndërsa volumi rezulton aktualisht në më pak se 55 milion m3. Kjo do të thotë se  krahasuar me vitin 1985, volumi i fondit pyjor është zvogëluar me rreth 35%. Këto shifra alarmante kanë ardhur si pasojë e dëmtimeve të vazhdueshme dhe prerjeve pa kriter në fondin pyjor, shoqëruar kjo edhe me neglizhencën apo pafuqinë e strukturave përgjegjëse për të siguruar mbrojtjen dhe mbarëvajtjen e pyjeve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton se problemet me kuadrin strategjik, rregullator dhe burimet njerëzore të reduktuara kanë cenuar realizimin me efektivitet dhe eficiencë të detyrave të MTM në sektorin e pyjeve. Strategjia për zhvillimin e sektorit të pyjeve dhe kullotave në Shqipëri ka qenë tërësisht e pa përditësuar e rrjedhimisht jofunksionale, duke bërë që prej disa vitesh sektori i pyjeve të funksionojë pa objektiva dhe drejtime të qarta strategjike.

Numri i lartë i shkeljeve të konstatuara dhe niveli shumë i ulët i arkëtimit të sanksioneve administrative kanë cenuar zbatimin e moratoriumit për pyjet në Shqipëri, konkludon KLSH, duke nënvizuar se mungesa e strukturave profesionale në bashkitë, bashkë-komunikimi dhe bashkëpunimi pasiv me ministrinë, mosshfrytëzimi i burimeve dhe të ardhurave që fondi pyjor gjeneron, duke e çuar atë në degradim, tregon qartë për mungesë eficience dhe efektiviteti të bashkive në administrimin e pyjeve si pasuri kombëtare, raporton tvscan.

“Për më tepër, mungesa e inventarizimit të pyjeve për një periudhë prej më shumë se tre dekadash, ka bërë që informacioni mbi fondin pyjor të jetë jo plotësisht i saktë dhe i pa përditësuar”, thekson në raport Kontrolli I Lartë I Shtetit.

Më shumë

Konferenca Botërore për Klimën: “Duhet të veprojmë tani”

Në Konferencën Botërore të Klimës që po zhvillohet në Glasgou të hënën vështrimi drejtohet tek takimi i krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota. Sinjalet para konsultimeve nuk kanë qenë shumë shpresëdhënëse.     “Ora është një 1 minutë para mesnate dhe ne duhet të veprojmë tani”, kërkon kryeministri i vendit mikpritës, […]

Ndotja e ajrit/ OBSH: Më i rëndë nga se mendohej, 7 milionë vdekje në vit

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka konfirmuar që ndotja e ajrit është një fenomen më i rrezikshëm nga sa mendohej. Më të rrezikuarit janë ata që jetojnë në vende të varfra dhe mesatare, për shkak të mbështetjes në karburantet fosile për zhvillimin ekonomik. OBSH e barazon ndotjen e ajrit me […]

Ulja e emetimeve të gazeve gjatë 2020-ës nuk ndihmoi për klimën

Rënia e emetimeve të karburanteve fosile gjatë mbylljes së pandemisë globale të vitit të kaluar nuk ka ngadalësuar ritmin e ndryshimit të klimës dhe bota mbetet prapa synimeve për uljen e emetimeve të karbonit, bëhet e ditur në një raport të OKB-së.   Organizata Botërore e Meteorologjisë njoftoi se rënia e emetimeve të […]

Raporti i BE: 76.5% e ujërave në Shqipëri të shkëlqyera, zonat e plazhit me ndotjen më të madhe

Publikohet raporti i Bashkimit Europian për cilësinë e ujërave detare por edhe në tokë, ku Shqipëria renditet e 20-a nga 30 shtete të monitoruara.   Sipas raportit 76.5 për qind e ujërave në Shqipëri kanë kualitet të shkëlqyer, 95.8% kanë cilësi të pranueshme dhe 4.2% klasifikohen si zona të ndotura.   Renditja sipas […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara