Përfaqësuesit e biznesit në qytetin bregdetar kërkojnë prej qeverisë shqiptare të rishikojë paketën e ndihmave. Sipas tyre, dy paketat financiare të qeverisë janë të pamjaftueshme dhe me shumë mangësi dhe janë konsideruar të pamjaftueshme prej bizneseve.
Sipas të dhënave të INSTAT Durrësi kontribuon në mbi 10 për qind të ekonomisë shqiptare dhe është qarku i tretë në vend pas Tiranës dhe Fierit për kontributin në ekonominë kombëtare. I goditur nga tërmeti i nëntorit dhe më pas edhe epidemia e COVID-19, qyteti ka filluar gjithsesi të gjallërohet.
Në Durrës janë rreth 13 për qind e ndërmarrjeve aktive në të gjithë vendin. Aktiviteti i turizmit furnizon pothuajse 53 për qind të ekonomisë së qytetit, nëpërmjet sektorëve të tregtisë, shërbimeve, akomodimit dhe bar restoranteve, raporton RTSH.
Durrësi e ka zhvilluar edhe sektorin e industrisë i cili zë 18 për qind të ekonomisë së qytetit, ndërsa bujqësia nuk zë më shumë se 15 për qind të ekonomisë qytetit.
“Sa e ke rrogën?” Pyetja që i mundon aq shumë shqiptarët tashmë e ka përgjigjen!
Shiu “përmirëson” energjinë
Bujqësia, në “qiell të hapur” përballë përmbytjeve
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për treg të përbashkët të energjisë
Rreziku për të qenë i varfër në Shqipëri/ Eurostat: Për familjet e varfëra, në rrezik 1 në 4 fëmijë, për ato me mirëqenie, 1 në 5
Shpenzimet operative dhe mirëmbajtja: Janar-Tetor 2021, u shpenzuan 336 mln €, shifra më e lartë ndër vite
Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]
Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave. Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]
Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]
Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj. Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]