Me një shami në kokë dhe flamurin libanez në dorë, Cerine Bader kishte dalë në rrugë me një mision: t’i bashkohej revolucionit kundër elitës politike që ajo e sheh si të korruptuar, joefiçente dhe që u shërben interesave të veta. Ajo ishte mes mijëra të tjerëve që ishin mbledhur në Sheshin e Martirëve në Beirut, qendra e protestave që filuan në tetor, shumë pranë portit historik të qytetit, që tani është shndërruan në shkrumb.
Shpërthimi kataklizmik i 4 gushtit, e mbushi qiellin me shtëllunga tymi dhe tronditi qyteti, duke gllabëruar lagje të tëra, duke thithur banorët nga shtëpitë e tyre, si me magji.
Katastrofa nxiti protesta të reja dhe megjithëse qeveria e kryeministrit dha dorëheqjen të hënën, protestuesit nuk u ndalën.
Ata thanë se beteja e tyre nuk ishte vetëm kundër një qeverie, por kundër gjithë sistemit, një nënstrukturë politike e kontrolluar dhe e ushqyer nga partitë sektare kryesuar nga politikanë, shumë prej të cilëve kryekomandantë lufte, si edhe aktorë të armatosur si Hezbollahu, milicia e mbështetur nga Irani, që vepron si shtet brenda shtetit.
Zyrtarët libanezë thanë se fishekzjarret kishin marrë flakë aty pranë dhe kishin shkaktuar shpërthimin e 2,750 tonëve nitrat amoniumi në një depo. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e 170 vetëve dhe plagosjen e 6 mijë të tjerëve, si edhe zhvendosjne e 300 mijë vetëve nga shtëpi të dëmtuara apo të shkatërruara.
Përgjegjësia mbi qeverinë
Zonja Bader dhe shumë libanezë besojnë se arsyeja kryesore për shpërthimin ishte paaftësia dhe indiferenca e qeverisë ndaj paralajmërimeve të përsëritura të zyrtarëve të portit për rreziqet e magazinimit të materialeve np zemër të qytetit.
“Jemi këtu për të protestuar kundër masakrës masive të kryer nga udhëheqësit tanë”, i tha ajo Zërit të Amerikës.
Michel Aoun, presidenti i Libanit ka drejtuar një përgigje qeveritare që shumë vetëve iu duk se nuk ofronte mirëkuptim. Në fillim, ai u përpoq të fajësonte forcat armiqësore, ndoshta Izraeli, megjithë mungesën e provave.
“Shkaku nuk është përcaktuar ende”, tha ai duke shtuar se mund të kishte qenë “një raketë, bombë ose vepër tjetër”.
Që atëherën, kanë dalë dokumenta që tregojnë se të paktën disa zyrtarë e kishin ditur gjithmonë që nitrati ishte atje.
Edhe njoftime të tjera, përfshirë pohimet e një punonjësi të portit për gazetën The Guardian, lënë të kuptohet se disa nga punonjësit e portit kishin ngritur shqetësime por të përballur me një sistem që nuk ua kishte vënë veshin, ishin ndjerë të pafuqishëm.
Hezbollahu
Disa nga protestuesit e drejtuan zemërimin e tyre nga Hezbollahu.
“Të gjithë kontrollojnë portin dhe të gjithë janë të korruptuar, por Hezbollahu i kontrollon të gjithë. Si mund ta lejonin një gjë të tillë”, tha Amal, që kishte ardhur nga Lugina Bekaa të protestonte.
Analist politik, Sami Nader tha se shpërthimi mund të shërbejë si katalist për zhgënjimin me Hezbollahun.
“Është e vërtetë që Hezbollahu kontrollon portin më shumë se gjithkush tjetër sepse ata kontrollojnë të gjitha objektet strategjike. Por kjo është gjithashtu një humbje e thellë gjeostrategjike për Hezbollahun dhe besueshmërinë e tij, si forcë që mbron Libanin, ashtu siç pretendon”, thotë analisti.
Nader vë në dukje se protestuesit po kërkojnë që të jetë një grup ekspertës ndërkombëtarë që të hetojnë shpërthimin.
Organizata Human Rights Watch (HRW) rekomandoi të njëjtën gjë, duke thënë se grupet e të drejtave të njeriut kishin dokumentuar një lidhje mes gjyqësorit dhe politikanëve për vite me radhë. HRW kritikon gjithashtu mungesën e pavarësisë së gjyqësorit në Liban. voa
Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës
Kreu i inteligjencës izraelite niset në SHBA lidhur me programin bërthamor të Iranit
Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi
Izraeli i shpall terroriste gjashtë OJQ palestineze
Një zhytës izraelit zbuloi një shpatë të përdorur gjatë kryqëzatave.
Jeruzalem, gjetjet e reja arkeologjike hedhin dritë mbi periudhën e tempullit të dytë
Irani është në krye të axhendës së drejtorit të CIA -s, Bill Burns, për vizitën e tij në Izrael, ndërsa negociatat për marrëveshjen bërthamore të Iranit vazhdojnë të ngecin. Drejtori i CIA -s Bill Burns do të mbërrijë në Izrael të martën, mes raporteve se SHBA po shqyrton mënyra alternative për të detyruar […]
Kryeministri u tha mbasadorëve të huaj, se Izraeli nuk ka asnjë ngut për të arritur një armëpushim me Hamasin: “Ne nuk po qëndrojmë me një kronometër në dorë” Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të Mërkurën se Izraeli po ndiqte një politikë për të parandaluar sundimtarët e Hamasit në Rripin e Gazës nga […]
Raketat e “Iron Dome” bëjnë Yllin e Davidit në qiell dhe më pas shkatërrojnë raketat e lëshuara nga Hamasi. Që nga fillimi i luftimeve në Gaza javën e kaluar midis ushtrisë izraelite dhe Hamasit, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se kanë goditur mbi 1,180 objektiva të lidhura me grupet terroriste palestineze. […]
Grupi militant Hamas që udhëheq me Rripin e Gazës ka marrë mbështetje të autoriteteve ushtarake iraniane. Komandanti i forcës Kuds të Trupave të Gardës Revolucionare Islamike (IGRC), gjenerali Esmail Qaani, siguroi Hamasin për mbështetjen e tij të plotë në luftimet që shpërthyen këtë javë në Gaza kundër Izraelit, njoftoi media shtetërore iraniane. Gjenerali i […]