Qeveria e re e Bullgarisë nuk do të ndryshojë pozicionin lidhur me Maqedoninë e Veriut; do të mbetet në fuqi vetoja për bllokimin e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Kështu tha të mërkurën ministri i ri i Jashtëm i Bullgarisë, Svetlan Stojev, në një konferencë të përbashkët për media me ish-ministren e Jashtme bullgare, Ekaterina Zaharieva.
Deri në zgjedhjet e reja parlamentare më 11 korrik, Bullgaria do të drejtohet nga një Qeveri e përkohshme me në krye gjeneralin Stefan Janev.
“Pozicioni kornizë është miratuar me konsensus nga të gjitha forcat politike në Parlamentin bullgar. Ne, si Qeveri e përkohshme, nuk kemi asnjë autoritet për ta ndryshuar atë pozicion kornizë, por unë mund t’ju siguroj se ajo çka varet nga kabineti i përkohshëm dhe ministri i Punëve të Jashtme, do të jetë për të vazhduar dialogun. Nga këtu e tutje, zyrtarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut e dinë shumë mirë se cili është pozicioni bullgar dhe nuk duhet të spekulojnë se do të ketë ndonjë ndryshim në dy-tre muajt e ardhshëm, sa do të zgjasë puna e Qeverisë së përkohshme”, tha Stojev.
Pozicioni kornizë i Bullgarisë, të cilit iu referua Stojev, mohon ndarjen e kombit maqedonas, por sugjeron se ai ka rrënjë bullgare, ndërsa trajtim të njëjtë ka edhe për gjuhën maqedonase, duke kërkuar që të quhet gjuhë zyrtare sipas Kushtetutës aktuale, apo gjuhë e Maqedonisë së Veriut dhe jo gjuhë maqedonase.
Por, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, tha se për çështjet që kanë të bëjnë me identitetin, siç janë përkatësia etnike dhe gjuha, nuk mund të ketë bisedime.
Zaev, këtë e ka bërë të qartë edhe në takimit e fundit në Bruksel me zyrtarët e lartë të BE-së.
“Bashkimi Evropian nuk na duhet, nëse çmimi për këtë është heqja dorë nga gjuha dhe identiteti maqedonas, pasi do të bëhemi sikur pluhuri i zhdukur në ajër dhe s’do të ketë kush të hyjë në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Zaev më 5 maj, duke komentuar një deklaratë të komisionarit për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, se nisja e bisedimeve të anëtarësimit me BE-në varet nga marrëveshja e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë.
Bullgaria, në nëntor të vitit 2020, ka bllokuar nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, duke e kushtëzuar atë me arritjen e marrëveshjes në lidhje me kërkesat e saj për identitetin dhe gjuhën maqedonase.
Tërhiqet plani për minierën e litiumit në Serbi
Presidentja Osmani kërkon shtimin e angazhimit amerikan dhe evropian kundër ndikimit rus
Opozita në Mal të Zi heq dorë nga rrëzimi i qeverisë
Danimarka pret të marrë me qira 300 qeli burgu në Kosovë
Britania e Madhe e shqetësuar me tensionet në Ballkanin Perëndimor
Serbia hapi katër kapituj në negociatat me BE-në
Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”. Tregu i pasurive të paluajtshme […]
Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë. Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]
Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]
Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]