Friday 24 March 2023
Friday 24 March 2023

Lidhja Demokratike e Kosovës ka finalizuar marrëveshjen e koalicionit me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës për formimin e qeverisë së re.

Marrëveshja është nënshkruar gjatë një takimi të zhvilluar mes kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa dhe liderit të AAK-së Ramush Haradinaj, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti.

“Sapo përmbyllëm një takim me Mustafën dhe me të nominuarin për kryeministër (v.j. Avdullah) Hotin dhe ne arritëm marrëveshjen për krijimin e qeverisë së re”, u shpreh Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se partia e tij do t’i ketë katër ministri si dhe një post të zëvendëskryeministrit të parë.

Sipas marrëveshjes, zëvendëskryeministër i parë do të jetë Besnik Tahiri. Kurse ministritë që do të udhëhiqen nga AAK janë: Ministria e Punëve të Jashtme me ministren e propozuar Meliza Haradinaj-Stublla, Ministria e Drejtësisë me ministrin e propozuar Selim Selimi, Ministria e Zhvillimit Ekonomik me në krye Blerim Kuqin dhe Ministria e Arsimit me ministrin e propozuar, Ramë Dika.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha se pritet që tash LDK të finalizojë edhe marrëveshjet me partitë tjera para se të nisin procedurat në kuvend për formimin e qeverisë. Por, sipas tij, shumë shpejt do të lëvizet drejt vendimit dhe votimit në kuvend për qeverinë e drejtuar nga LDK-ja.

Përkundër paralajmërimeve nga partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje se formimin e kësaj qeverie do ta dërgojë për aktgjykim në Gjykatën Kushtetuese, LDK po e vazhdon procesin e negociatave me subjektet politike dhe sapo të përfundojë të gjitha marrëveshjet pret që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi t’i japë edhe zyrtarisht mandatin kandidatit të saj për kryeministër Avdullah Hoti, që të kërkojë votimin në kuvend të qeverisë së re.

 

Gjatë ditës, LDK pritet të nënshkruajë marrëveshje edhe me Nismën Socialdemokrate, Listën Serbe, Aleancën Kosova e Re dhe partitë nga radhët e komuniteteve joserbe.

Qeveria zgjidhet përmes votimit në kuvend, me të paktën 61 vota për.

Pjesë e qeverisë së ardhshme, nëse ajo do të formohet, nuk pritet të jenë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka 30 deputetë dhe Partia Demokratike e Kosovës që ka 24 deputetë.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar të turpshme dhe në kundërshtim me vullnetin e votuesve marrëveshjen në mes LDK-së dhe AAK-së.

Kurti në anën tjetër ka thënë se do ta sfidojë vendimin për formim të qeverisë së re nga LDK-ja në Gjykatën Kushtetuese. REL

 

29 prill 2020

Më shumë

Kosova ftohet në takimin e lartë për demokraci

Kosova pritet të marr pjesë në takimin e lartë për demokraci që do të organizohet nga presidenti amerikan, Joe Biden më 9 dhe 10 dhjetor. Burime të Zërit të Amerikës konfirmuan pjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim dhe sipas tyre, kjo u bë e ditur pas takimeve që presidentja Vjosa Osmani zhvilloi me […]

Mosnjohja e plotë e Kosovës, pengesë drejt NATO-s

Mosnjohja e Kosovës nga katër shtete evropiane që janë edhe pjesë NATO-s, është pengesa kryesore për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare, u tha në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës.   Lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO, para anëtarëve të këtij komisioni raportoi të martën […]

Kosova vendos sanksione për shtatë individë dhe një kompani për lidhje me Hezbollahun

Qeveria e Kosovës u vendosi sanksione shtatë afaristëve dhe një kompanie për lidhje me grupin ushtarak të Libanit, Hezbollah.   Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, tha se sanksionet vendosen në pajtim me Rezolutën 1373 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndaj shtatë individëve dhe një kompanie “për lidhjet e […]

Kërcënohet kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Masa të shtuara të sigurisë janë parë të mërkurën mbrëma përreth shtëpisë së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.   Zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, tha se kryeministri Kurti është kërcënuar dhe për këtë arsye, “si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë. Institucionet e hetuesisë dhe sigurisë […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara