e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

Autoritete greke të Mbrojtjes Civile njoftuan se në këshillim me Ministrinë e Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, zgjatën lejet e qëndrimit për 90 ditë për mijëra punëtorë sezonalë, pjesën më të madhe të të cilëve e përbëjnë shqiptarët.

Punëtorët kërkohet të paraqesin një kërkesë tek autoritetet kompetente që shoqërohet me një deklaratë të përgjegjësisë së punëdhënësit që do t’i punësojë ata. Zyrtarët thanë se e lidhën vendimin e shtyrjes për të përmbushur nevojat e fermerëve grekë për fuqi punëtore dhe për të siguruar procesin e prodhimit të drufrutorëve të stinës.

Disa mijëra punëtorë sezonalë shqiptarë udhëtuan drejt Greqisë dy muajt e fundit pas lejimit nga autoritetet greke të lëvizjes në kufi. Ndërkohë Qeveria greke njoftoi se vendosi të zgjerojë masën e mbylljes se kufirit nga ora 23:00 dhe deri në orën 07:00 të mëngjesit me të gjitha doganat tokësore të vendit.

Vendimi autoritetve greke prek pikën kufitare të Kapshticës me Shqipërinë, e cila funksiononte gjatë orëve të natës. Zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Petsas e lidhi vendimin me përhapjen e shtuar të rasteve të infektimit me koronavirus në vendet e Ballkanit.

Më shumë

Kisha greke u thotë priftërinjve të injorojnë urdhrin e qeverisë për mbyllje

Kisha Ortodokse e Greqisë ka kundërshtuar urdhrin e qeverisë për mbylljen e vendeve fetare për një javë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duke marrë masa më strikte para hapjes së planifikuar të shkollave.   Kisha ka lëshuar një deklaratë të hënën drejtuar priftërinjve duke u bërë thirrje që t’i pranojnë besimtarët në […]

Vendoset orë policore në Athinë dhe qytete tjera greke

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi se në Athinë, Selanik dhe në qytete të tjera do të vendoset ora policore, me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të koronavirusit.   “Ne kemi për qëllim që të zvogëlojmë qarkullimin dhe tubimet gjatë natës, që favorizon përhapjen e virusit”, tha Mitsotakis, gjatë një adresimi televiziv, […]

Greqi, gjykata shpall partinë Agimi i Artë, organizatë kriminale

“Vendimi i dënimit të “Agimit të Artë” u dërgon një mesazh të qartë grupeve politike me axhenda agresive kundër emigrantëve dhe të drejtave të njeriut, në Greqi dhe në të gjithë Evropën, se aktiviteti i dhunshëm dhe racist kriminal, qoftë i kryer nga njerëz të rrugës, apo nga anëtarët e parlamentit, nuk do të […]

Mjekët grekë vrapojnë 2 km për të hedhur poshtë mitin e maskës kundër COVID-19

Mjekët marshuan me familjet dhe miqtë e tyre në qytetin e dytë më të madh të Greqisë në Selanik të shtunën, jo për të protestuar, por për të demaskuar dezinformimin në lidhje me maskat e fytyrës që po përdoren gjatë pandemisë së coronavirusit. Disa dhjetëra njerëz ecën me shpejtësi dhe vrapuan 2 kilometra nëpër […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara