e martë 22 qershor 2021
e martë 22 qershor 2021

 

Vendimi i qeverisë shqiptare për miratimin e kontratës koncesionare për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës u publikua të mërkurën në fletoren zyrtare duke i hapur rrugën projektit, megjithë kundërshtimin e organizatave mjedisore, pasi prek një zonë të mbrojtur.

 

Sipas vendimit të qeverisë kontrata e koncesionit për projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe transferimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do të lidhet nga Ministria shqiptare e Investimeve dhe Energjisë dhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “Mabco”, dhe “Yda”. Kompania Mabco Construcsion SA” i përket biznesmenit dhe politikanit Behgjet Pacolli, ndërsa kompania turke “YDA” njihet së fundi, pasi ndërtoi spitalin e Fierit, fryt i një bashkëpunimi turko-shqiptar.

 

Ndërtimi i spitalit u njoftua nga Presidenti turk Erdogan gjatë një takimi me Kryeministrin Rama në Ankara, para zgjedhjeve parlamentare të Prillit në Shqipëri. Ai përfundoi në një kohë të shpejtë dhe ditët e fundit është vënë në funksion.

 

Sipas deklarimeve zyrtare të Ministrisë së Investimeve dhe Energjisë punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës pritet të nisin brenda 14 muajsh nga dy kompanitë që fituan tenderin ndërkombëtar me një oferte në vlerën e 104 milionë eurove dhe gjatë kësaj kohe kompanitë do të duhet të sigurojnë edhe lejet mjedisore.

 

Zona ku do të ndërtohet aeroporti pranë fshatit Akërni të Vlorës në vitin 2004 është shpallur “Peizazh i Mbrojtur”. Një grupim prej 36 organizatash mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare i kërkuan qeverisë shqiptare pak kohë më parë ta ndërtojë aeroportin në një zonë tjetër dhe jo në zonën e mbrojtur të Lagunës së Nartës.

 

Sipas organizatave, Peisazhi i Mbrojtur Vjosë-Nartë shërben si një korridor i rëndësishëm në nivel global për shpendët migratues dhe investimi për aeroprotin do të cënonte këtë pasuri të rrallë natyrore.

 

Lidhur me projektin e aeroportit të Vlorës qeveria shqiptare ka marrë përsipër “garantimin e të ardhurave të munguara”, të cilat do t’i paguhen konsorciumit fitues nga taksapaguesit, në rast se aeroporti dështon për një total prej rreth 138 milionë eurosh, ndërkohë që vetë konsorciumi ka marrë përsipër rriskun e investimit të 104 milionë eurove.

 

Më shumë

Bashkimi Europian heq kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë

Qeveritë e Bashkimit Evropian vendosën ditën e sotme të heqin kufizimet e udhëtimeve për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, megjithatë disa shtete anëtare të unionit mund të kërkojnë një test negativ të COVID-19 ose karantinë disa ditorë për të lejuar hyrjen në vend.   Shqipëria, Libani, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Tajvani […]

Më 5 qershor të vitit 1920 filloi lufta e shqiptarëve për çlirimin e Vlorës

Lufta e Vlorës ishte një luftë e armatosur e popullit shqiptar për çlirimin e krahinës së Vlorës nga pushtuesit italianë dhe për bashkimin e saj administrativ me pjesën tjetër të Shqipërisë. Forcat italiane ishin vendosur në Vlorë gjatë Luftës së I Botërore. Vendimi për fillimin e Luftës së Vlorës u mor nga përfaqësuesit e […]

“Na riktheni abonetë”, Qytetarët në protestë pas pabesisë së Veliajt

Qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm kanë protestuar përpara Bashkisë Tiranë në lidhjen me heqjen e abonesë së përgjithshme gjatë muajve të verës.   Personat e pranishëm në protestë, ku shumica ishin të rinj dhe studentë njëkohësisht, janë shprehur se nuk janë në gjendje ta përballojnë me nivelin e pagave në vend, blerjen e disa […]

Të zhdukurit në komunizëm

Në takimin që Autoriteti për Informimin mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit që zhvilloi më 28 maj në mjediset e Muzeut të qytetit të Shkodrës merrnin pjesë përfaqësues të familjeve të të zhdukurve, nga Shkodra dhe Malësia e Madhe, si dhe ambasadori Prezencës së OSBE në Shqipëri, Vincenzo Del Monaco.   Drejtuesja e […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara