Saturday 25 March 2023
Saturday 25 March 2023

 

I projektuar qysh në vitin 2010, aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë është ende shumë larg përfundimit dhe aksesimit nga qytetarët. Për të përmbyllur punimet nevojiten edhe 105.8 mln USD, që qeveria po përpiqet të sigurojë përmes kredive, ndërkohë që nga aprovimi i fondit do të duhet edhe 22 muaj për të dorëzuar veprën. Të dhënat u bënë me dije nga ministrja e Infrastruklturës deh Energjisë, Belinda Balluku gjatë një interpelance urgjence të kërkuar nga 7 deputetë, që është shtyrë për shumë muaj me radhë, teksa argumentoi se kostot shtesë i faturohen projektimin dhe studimit të munguar gjeologjik.

“Për realizimin e plote të projektit Loti 1 Dhe ii me të gjithë elementet e tij nevojitet një fond shtesë me 56.8 milionë e USD. Për përfundimin e lotit 3 nevojtiet në total ënj fond shtesë prej 25 mln USD që nuk është gjetur në lidhje të kontratës, që jaën gjetur vetëm gjysma e financimit plus problematika e shtuar prej 24 mln për skarpatet që nuk kanë pasur studim gjeologjik. Nga momenti i alokimit të fondeve ajo rrugë përfundon për 22 muaj”.

Deputeti Koçi Tahiri, tha se vonesa në përfundimin e rrugës,  po shkakton amortizimin edhe të punimeve që tashmë janë kryer, ndërsa kërkoi të mbahet përgjegjëgji nga personat që kanë keq projektuar këtë aks të rëndësishëm infrastrukturor.

“Autoriteti Rrugor duhet të mbajë përgjegjësinë e saj dhe të vihen para përgjegjësisë këta njerëz, që ndoshta punojnë pa pikë përgjegjësie pasi rrugët fillojnë, lihen përgjysmë dhe prapë harxhohen para për përfundimin. Me takimin që kam bërë me përfaqësuesit e këtyre firmave janë shprehur se punimet janë bërë, po për shkak të kohërave të vështira duhen ende shtime fondesh.”

Aksi rrugor Qukës-Qafë Plloçë  është i ndarë në 3 lote. Në lotin e parë janë kryer 86.52% e punimeve, në lotin e dytë punimet kanë avancuar në masën 84.36%, ndërsa në lotin e tretë, në masën 51%.

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara