Një rast i paprecedentë ndodhi gjatë ndeshjes PSG-Istanbul Basaksehir të vlefshme për Champions League. Turqit lanë fushën e lojës pasi sipas tyre një zyrtar i ndeshjes përdori një term racist ndaj stafit.
Basaksehir pretendon se zyrtari i katërt i ndeshjes Sebastian Coltescu përdori gjuhë raciste ndaj ndihmës trajnerit Pierre Webo.
Ish-kapiteni i Kamerunit, Webo, mori një karton të kuq gjatë një ndërrimi. Të parët që dolën nga fusha ishin lojtarët e skuadrës turke, ndërsa u ndoqën nga pas edhe nga lojtarët e PSG-së.
Ndeshja pritet të ripërsëritet ditën e sotme nga minuta e 14, kur edhe u ndërpre. Për ndeshjen e sotme janë vendosur arbitra të rinj.
“Thuaji jo racizmit. Webo jemi me ty”, ishte reagimi i yllit francez Kylian Mbappe,
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, nga ana tjetër tha se beson që Uefa do të marrë masat e nevojshme.
Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit dhe zyrtarë të tjerë
Analistë evropianë dhe amerikanë për qasjen transatlantike ndaj Ballkanit pas 20 janarit
Bullgaria dënon djegien e flamurit bullgar në Maqedoninë e Veriut
22 vjet nga masakra e Reçakut
Turqia sfidon dialogun me Greqinë, “bllokon” Egjeun për një vit
Katër vjet nga ndalimi i hyrjes së trenit serb në Kosovë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti është deklaruar rreth dialogut Kosovë-Serbi. Ai thotë se në dialog me Serbinë ka hyr mbi parime të qarta, të cila parime i ka renditur nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”. Ai thotë mes tjerash ka theksuar se marrëveshja finale e dialogut duhet të përfshijë njohjen reciproke ndemjet […]
Në foto: Kufiri greko shqiptar – migrantët përgatiten për kalimin e kufirit Gjithnjë e më shumë migrantë përpiqen nga Greqia përmes Shqipërisë të kalojnë në Europën Perëndimore. Shumë prej tyre raportojnë për kthime ilegale (pushbacks) në kufirin grek, me pjesëmarrjen e Frontex-it. Siriani Ali al-Ebrahim është 22 vjeç. Në vitin 2018 ai iku […]
Kryetari i Kuvendi të Serbisë, Ivica Daçiç dhe ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin morën vaksinën ruse kundër koronavirusit – Sputnik V – në Institutin e Virologjisë Torlak në Beograd, njoftoi Qeveria serbe. Siç thuhet, vaksinën ruse e kanë marrë edhe një sërë zyrtarësh tjerë serbë, përfshirë Marija Gnjatoviç, nga Instituti […]
Kisha Ortodokse e Greqisë ka kundërshtuar urdhrin e qeverisë për mbylljen e vendeve fetare për një javë, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duke marrë masa më strikte para hapjes së planifikuar të shkollave. Kisha ka lëshuar një deklaratë të hënën drejtuar priftërinjve duke u bërë thirrje që t’i pranojnë besimtarët në […]