e mërkurë 19 janar 2022
e mërkurë 19 janar 2022

 

Zyra e Jashtme Britanike tha se ish-lideri politik serb i Bosnjës Radovan Karachiç,i cili u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të tjera lufte, do ta vuajë dënimin e tij në një burg në Mbretërinë e Bashkuar.

 

 

Zyra e Jashtme Britanike tha të mërkurën se ka rënë dakord ta lejojë presidentin serb të Bosnjës të kohës së luftës Radovan Karaxhiç, i cili u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kombeve të Bashkuara në Hagë, të transferohet në një burg në Mbretërinë e Bashkuar.

 

“Radovan Karaxhiçështë një nga të paktët njerëz që është shpallur fajtor për gjenocid. Ai ishte përgjegjës për masakrën e burrave, grave dhe fëmijëve në gjenocidin e Srebrenicës dhe vrasjet gjatë rrethimit të Sarajevës me sulmet ndaj civilëve”, tha Sekretari i Jashtëm Britanik Dominic Raab në një deklaratë.

 

“Ne duhet të krenohemi me faktin që, nga mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për të siguruar arrestimin e tij, e deri te qelia e burgut me të cilën ai përballet tani, Britania ka mbështetur ndjekjen 30 vjeçare të drejtësisë për këto krime të tmerrshme”, shtoi Raab.

 

Karaxhiçi, i cili tani është 75 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm në mars 2019 për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica, përndjekjen e boshnjakëve dhe kroatëve në të gjithë vendin gjatë kohës së luftës, terrorizimin e popullsisë së Sarajevës gjatë rrethimit të qytetit dhe marrjen peng të paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara. BIRN

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara