Një breshëri raketash shënjestroi Zonën e Gjelbër të Bagdadit, duke shkaktuar dëme në kompleksin e Ambasadës amerikane.
Ushtria irakiane tha se një “grup i jashtëligjshëm” hodhi tetë raketa në drejtim të Zonës së Gjelbër – vend ku ndodhen ambasadat e huaja dhe ndërtesat qeveritare.
Shumica e raketave ranë pranë një kompleksi bosh dhe plagosën një person të sigurimit irakian, tha ushtria lokale.
Ambasada amerikane tha se sistemet e saj të mbrojtjes u aktivizuan, ndërsa i bëri thirrje Qeverisë irakiane që të ndërmarrë veprime, për të parandaluar sulmet e tilla nga milicitë.
“Këto lloje sulmesh në objektet diplomatike janë shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe sulm i drejtpërdrejtë mbi sovranitetin e Qeverisë amerikane”, tha ambasada.
Zyrtarët amerikanë kanë fajësuar në të kaluarën milicitë irakiane, të mbështetura nga Irani, për kryerjen e sulmeve kundër interesave të SHBA-së në Irak.
SHBA-ja ka konfirmuar në fillim të dhjetorit tërheqjen e pjesshme të stafit nga ambasada në Bagdad, në përgjigje të tensioneve në rritje me Iranin dhe milicitë irakiane.
Zyrtarët kanë thënë se reduktimi i përkohshëm i stafit bëhet në prag të përvjetorit të parë të vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani, në një sulm me dron të SHBA-së, në Irak.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Irani ose milicitë aleate mund të kryejnë sulme hakmarrëse rreth përvjetorit të 3 janarit. REL
Një pëllumb amerikan ”në telashe” me Australinë pasi kaloi Oqeanin Paqësor
Ekspertët e OBSH mbërrijnë në Wuhan për të hetuar origjinën e koronavirusit
Një gjykatë në Peru akuzon Soros, Bill Gates dhe Rockefeller: “Ata krijuan COVID-19”
Vendi i pagëzimit të Jezusit, i pastruar nga minat pas 50 vjetësh
Kampionja olimpike më e vjetër, një e mbijetuar e Holokaustit, mbush 100 vjeç
Kina përballet me shpërthim të ri të koronavirusit
Presidenti i SHBA Donald Trump tha të premten se nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e pasardhësit të tij, Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden, më 20 janar. Ai i bëri komentet disa orë pasi premtoi për një tranzicion paqësor të pushtetit. Një burim që kishte dijeni për zhvillimet tha se […]
Një ndryshim i vogël me ndikim të madh: me fillimin e vitit të ri Australia ndryshon tekstin e himnit kombëtar si një shenjë vlerësimi për popullsinë aborigjene. Në të ardhmen vargu i dytë i himnit nuk do të jetë më “se jemi të rinj dhe të lirë”, por “se jemi të […]
Transportuesi amerikan i avionëve USS Nimitz do të mbetet në Gjirin Persik, për shkak të “kërcënimeve të fundit” nga Irani, bëri të ditur Pentagoni. Ushtruesi i detyrës së sekretarit të Mbrojtjes, Christopher Miller, tha se udhëheqësit iranianë “kanë kërcënuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe zyrtarë të tjerë të Qeverisë […]
Koreja e Jugut po përballet me sfida të mëdha demografike, ku për herë të parë në histori, vendi regjistroi më shumë vdekje sesa lindje në vitin 2020. Si rezultat i kësaj, popullata po plaket shpejt dhe qeveria, pavarësisht përpjekjeve të veta më të mira, duket se nuk ka përgjigje. Për herë […]