Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje me politikën, dhe kjo e fundit ndërhyn duke neutralizuar zbatimin e ligjit përmes emërimit të personave të besuar ose militantëve të partisë.
Forma më e njohur e bashkëpunimit midis organizatave kriminale dhe organeve shtetërore është korrupsioni, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, thotë raporti i Qendrës Europiane për Monitorimin e Drogave (EMCDDA) “Një vlerësim i shtrirjes së organizatave kriminale shqipfolëse të përfshirë në furnizimin me drogë në BE: karakteristikat, roli dhe niveli i ndikimit” për vitin 2019.
Organizatat e drogës i shërbejnë politikes në Shqipëri duke zhvatur bizneset përmes gjobave, mbështetje të kandidatëve në zgjedhje ose frikësimin e kundërshtarëve politikë, shkatërrimin e opozitës, prishjen e tubimeve partiake, manipulime të rezultateve të zgjedhjeve dhe financimin e fushatave elektorale në shkëmbim të imunitetit nga ndjekja penale, thuhet në raport.
Partitë politike në Shqipëri kanë përfituar fonde nga rrjetet kriminale, theksohet në raport. Ekziston një prirje shqetësuese e eorganizatave kriminale që përdorin biznesin si ‘fasadë’ për të fshehur veprimtarinë kriminale. Ky fenomen shfaqet më e përhapur në trafikun e kokainës. Në rajone të ndryshme të vendit, rivaliteti midis bandave te armatosura për të zgjeruar kontrollin shpesh shfaq prirje politike. Anëtarët e grupeve kriminale kanë shërbyer si komisionerë në qendrat e votimit. Pavarësisht mungesës së hetimeve ose vendimeve gjyqësore, anëtarët e parlamentit dhe ministrat kanë qenë në fokus të akuzave publike për lidhjet e tyre me krimin e organizuar.
Krimi i organizuar ka arritur të neutralizojë shoqërinë edhe për sa i përket lirisë së fjalës, duke shkelur kështu rëndë kulturën e raportimit të lajmeve, thotë raporti, shkruan ‘monitor’.
Raporti tjetër, “Tregu i drogave 2019”, një publikim, që bëhet një herë në tre vjet nga Qendra Europiane e Monitorimit të Drogave (EMCDDA), në funksion të së cilës është dhe raporti i mësipërm i dedikuar për Shqipërinë, e përmend Shqipërinë si prodhuesen më të madhe të kanabisit të trafikuar në Bashkimin Europian, paratë e të cilës transportohen cash me makina drejt Shqipërisë dhe investohen në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm.
Organizatat kriminale shqipfolëse, të përfshira në trafikun e kanabisit bimor përdorin gjithashtu korrierët e parave cash, të cilët zakonisht kontrabandojnë para me makinë në Shqipëri nga BE me makinë. Në Shqipëri, paratë cash përdoren për të investuar në pasuri të paluajtshme, ndërtim dhe turizëm”.
Raporti përmend fuqizimin e grupeve shqipfolëse në tregun e trafikimit dhe shpërndarjes së kokainës, krahas kolumbianëve dhe italianëve, që kanë pasur historikisht një rol kyç.
Konkluzionet/ BE: Shqipëria bëri progres, por duhet luftuar korrupsioni i nivelit të lartë
Emigrimi i të rinjve/ 52% e lejeve të qëndrimit në BE në 2020-n u dhanë për shqiptarët nën 19 vjeç
Sondazhi/ Shqiptarët zgjedhin Europën para Amerikës
Eurostat: 51% e shqiptarëve janë në rrezik varfërie dhe përjashtimi social, më e larta në Europë
Prokurimet publike, dëmi në buxhet mbi 120 milionë dollarë në dekadën e fundit
Institucionet më të korruptuara, publikohen gjetjet e “Barometrit të Ballkanit”
Korrupsioni ka shënuar një rritje të ndjeshme në vitin 2021, sipas një raporti të fundit “Rezultatet e Sistemit të Monitorimit të Korrupsionit në Shqipëri 2021”. Ky raport është përgatitur nga ACER nën drejtimin e Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC – Maqedonia e Veriut), në kuadër të rrjetit të SELDI (Lidershipi […]
Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]
Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]
Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT. Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]