e hënë 19 prill 2021
e hënë 19 prill 2021

 

 

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e 2020-ës për pastrimin e parave, ku theksohet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë përparim.

 

DASH rendit si shkaqe të kësaj situate: korrupsionin, institucionet e dobëta, krimin e organizuar dhe paratë e trafikut të drogës që hyjnë në Shqipëri përmes remitancave.

 

“Vendi ka një ekonomi të madhe parash dhe sektor informal, me flukse hyrëse të konsiderueshme parash nga jashtë, forma e remitancave dhe investimeve të ndryshme. Krime të mëdha që krijojnë të ardhura në Shqipëri përfshijnë trafikimin e drogës, evazionin fiskal dhe kontrabandën. Organizatat kriminale shqiptare kanë lidhje në rrjetet që veprojnë në Evropë dhe Amerikën e Jugut”, thuhet në raport.

 

Ndërkaq, DASH thotë se progres qeveria shqiptare ka bërë me sekuestrimin e pasurive të Kelmend Balili, i njohur si “Eskobari i Ballkanit”.

 

“Shqipëria regjistroi një progres me përdorimi i ligjit të tij të konfiskimit anti-mafia, duke përfshirë konfiskimin e 40 përqind të pasurive që i përkasin mbretit famëkeq të drogës Klement Balili, i quajtur “Eskobari i Ballkanit”, thuhet nga DASH.

 

Ndërsa, sa i përket Reformës në Drejtësi, duke përfshirë Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe krijimin e njësive të shumta të specializuara të policisë që synojnë krimet ekonomike, në raport theksohet këto procese kanë përmirësuar perspektivat e Shqipërisë për adresimin e pastrimit të parave.

 

Por, në të theksohet se “sidoqoftë, këto përpjekje vështirësohen nga sfidat e kapacitetit në drejtësinë e krijuar së fundmi institucioneve dhe korrupsionit të përhapur që minon shtetin e së drejtës”.

 

Më shumë

Raporti – OKB: Shqipëria, vendi kryesor në Europë i origjinës së kanabisit

Një raport i fundit i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin (UNODC), që analizon me detaje krimin e organizuar në Ballkanin Perëndimor, ka theksuar se Shqipëria është vendi kryesor në Europë i origjinës së kanabisit për periudhën 2014-2018, ndërkohë që grupet kriminale shqiptare tashmë janë përhapur në gjithë Europën, kryesisht në […]

Raporti i BERZH: Rritet korrupsioni, PPP-të rrezikojnë borxhin, ulet eficienca e gjykatave

Reforma në Drejtësi nuk ka dhënë efektet e pritshme në luftën kundër korrupsionit. Ky është thelbi i raportit më të fundit të BERZH për Shqipërinë.   Raporti i fundit i tranzicionit i Bankës Europiane për Rimdërtim dhe Zhvillim , i cili këtë vit është përqëndruar në rëndësinë që ka roli i shtetit për […]

KLSH: Shkeljet, 17 milionë Euro – Raporti vjetor mbërrin në parlament

2 miliardë lekë ose 17 milionë euro është dëmi ekonomik i buxhetit të shtetit për vitin 2019.   Është kjo shifra e publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të viti të kaluar, i cili është depozituar  tashmë në Kuvend për diskutim.   Nga auditimet e  kryera nga […]

Tregu i sigurimeve për periudhën janar-shtator, mbeti sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës

Të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për periudhën janar-shtator 2020 kapën vlerën mbi 11,999 milionë lekë, ose 6.54% më pak se në periudhën janar-shtator 2019. Gjatë periudhës janar-shtator 2020, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 693,507 me një ulje prej 30.10% krahasuar me periudhën janar-shtator 2019.   Sipas […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara