e martë 26 janar 2021
e martë 26 janar 2021

 

Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi po pasuron politikanët dhe rrjetet e tyre me koston e rëndë të qytetarëve të zakonshëm. Kështu shkruan në raportin e përvitshëm Transparency International duke nënvizuar problemet kryesore në këto vende.

 

Sipas TI, kapja e shtetit po shkatërron gjithashtu besimin e publikut në institucionet qeveritare, pasi ato gjithnjë e më shumë po përdoren për t’i shërbyer interesave private.

 

“Prania e kapjes së shtetit në Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Turqi është raportuar në raportet e zgjerimit të Komisionit Evropian për vendet, por mbështetjet dhe motivimet e tij nuk janë adresuar sa duhet në reformat e promovuara në rajon”, thuhet më tej.

 

Sipas raportit, janë bërë përpjekje për të krijuar mekanizma ligjorë dhe transparente dhe institucione të përgjegjshme për të adresuar kontrollin e çështjeve të kombeve nga interesat private.

 

“Këto kanë synuar të garantojnë pavarësinë gjyqësore dhe parlamentare si dhe zbatimin e barabartë të ligjeve. Sundimi efektiv i ligjit, megjithatë, mbetet një sfidë në këto vende. Vazhdimisht minohet nga liderët politikë, motivimi kryesor i të cilëve është kapja e shtetit për përfitime private. Kjo çon në shpërdorim të gjerë të detyrës publike.

 

Ky raport i Transparencës Ndërkombëtare ekzaminon dy faktorë kryesorë që mundësojnë kapjen e shtetit në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi: mosndëshkimi për korrupsionin e nivelit të lartë dhe ligjet e bëra sipas dëshirës”, shkruhet në raport.

 

Raporti jep një pasqyrë se si gjyqësori në mënyrë joefektive trajton korrupsionin e madh dhe korrupsionin tjetër nga zyrtarë të nivelit të lartë. Ai gjithashtu tregon se si ky problem dhe ndikimi i panevojshëm në ligj-bërjen në shërbim të interesave private ndihmojnë për të arritur dhe ruajtur kapjen e shtetit.

 

Më shumë

Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit dhe zyrtarë të tjerë

Policia në Mal të Zi arrestoi kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç, dhe katër zyrtarë të tjerë lokalë.   Policia nuk ka njoftuar ende zyrtarisht në lidhje me këtë rast, por zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç e konfirmoi informacionin në llogarinë e tij në Twitter.   “Kryetari i Ulqinit dhe degës lokale të Partisë Demokratike […]

Vazhdon debati për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Projektligji për regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe apartamenteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021, pas një procedure të shkurtuar, dje ishte në fokusin e partive. Deputetët filluan debatin për këtë projektligj dhe debati do të vazhdojë sot në mesditë, kur është caktuar vazhdimi i seancës së 29-të.   Ky projektligj u shpjegua nga […]

Turqia fton Greqinë për bisedime në Tiranë

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, ka ftuar Greqinë për mbledhjen e parë të bisedimeve hulumtuese brenda muajit janar, për të zgjidhur mosmarrëveshjet që kanë të dyja vendet.   Çavuşoğlu sot në Ankara zhvilloi një konferencë të përbashkët për media pas takimit me homologun e tij nga Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC), […]

Mali i Zi rikthen lëvizjen e lirë, s’ka masa shtesë në kufi

Testi i koronavirusit nuk do të jetë më i detyrueshëm për të hyrë në Mal të Zi.   Ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi, Jellena Boroviniç Bojoviç, tha se testi nuk do të jetë i nevojshëm as për shtetasit malazezë, as për të huajt.   Boroviniç Bojoviç tha se do të hiqet edhe ndalesa […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara