Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Në Raportin e Konkurrencës Globale të këtij viti, Forumi Ekonomik Botëror vlerëson aftësitë e vendeve për të përballuar dhe marrë veten nga rrënimi i shkaktuar nga pandemia e koronavirusit.

 

Për shkak të pandemisë dhe pamundësisë për të grumbulluar të dhënat e duhura, është pezulluar vlerësimi dhe rënditja për vendet. Nga ana tjetër, raporti shqyrton faktorët që ndihmojnë ekonomitë që të menaxhojnë më mirë dhe marrin veten nga pandemia.

 

Raporti vëren se recesioni i thellë ekonomik, i shkaktuar nga infeksionet, vazhdon të ketë pasoja të thella ekonomike dhe sociale. Ndërsa asnjë shtet nuk ka dalë i padëmtuar, disa vende janë më të fuqishme se të tjerat. Drejtoresha menaxhuese e Forumit Ekonomik Botëror Saadia Zahidi thotë se vendet me aftësi të përparuara dixhitale kanë qënë më të suksesshme në zhvillimin ekonomik gjatë pandemisë.

 

“Vendet që kanë nivel më të lartë të dixhitalizimit në ekonomitë e tyre dhe që kanë qënë në gjendje të adaptohen shpejt tek puna nga shtëpia, ato vende ja dolën më mirë, dhe në veçanti popullata e tyre, sepse ishin në gjendje të ruanin vendet e punës,” tha zonja Zahidi.

 

Raporti vë në dukje Hollandën, Zelandën e Re, Zvicrën, Estoninë dhe Shtetet e Bashkuara, si vende që kanë patur rezultate gjatë situatës së pandemisë. Autorët e raportit thonë se vendet me masa të fuqishme sigurie shoqërore dhe sisteme të fuqishme të kujdesit shëndetësor, kanë arritur të përballojnë efektet më të rënda të pandemisë.

 

Zonja Zahidi thotë se një numër institucionesh ndërkombëtare i këshillojnë qeveritë që të përdorin paketa stimuluese për të mbështetur ekonomitë dhe punonjësit e tyre gjatë kësaj periudhe të vështirë. Në të njëjtën kohë, thotë ajo, qeveritë duhet të fillojnë të zhvendosen në një fazë pak më dinamike në përgatitjet për një periudhe pas pandemisë.

 

“Kjo nuk do të thotë që qeveritë nuk kanë nevojë të vazhdojnë të bëjnë disa investime, të vazhdojnë të japin mbështetje. Mund të mos jetë një skemë afatshkurtër, por përkundrazi mund të jetë mbështetje afatgjatë për sigurinë që i lejon punonjësit të dalin nga roli aktual dhe të marrin mbështetje financiare, të jenë në gjendje për rikualifikim, të ritrajnohen dhe pastaj të kalojnë në një profesion të së ardhmes.”

 

Zonja Zahidi thotë se rikuperimi nga koronavirusi për vendet me të ardhura të pakta ose me borxhe të larta do të jetë më i vështirë se për ekonomitë e përparuara. Ajo thotë se nevojitet një marrëveshje ndërkombëtare për të mbështetur këto vende në një periudhë afatshkurtër në mënyrë që ato të përparojnë.

 

Ajo shton se këto vende do të kenë nevojë për mbështetje nga bashkësia ndërkombëtare për pak kohë që ta marrin veten nga ndikimi shkatërrues i koronavirusit ndaj ekonomive të tyre.voa

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara