Saturday 9 December 2023
Saturday 9 December 2023

 

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e kryera si dhe në  përmbushje të detyrimeve KLSH ka informuar Kuvendin mbi statusin e implementimit të rekomandimeve të lëna nga institucionet e audituara. Në këtë këtë kuadër rezultate e auditivit gjatë vitit 2020 kanë evidentuar problematikat e menaxhimit të fondeve, aseteve dhe pasuritë publike si dhe përgjegjësitë përkatëse nga zyrtarët e çdo niveli të qeverisjes qendrore, vendore dhe enteve në varësi të tyre”, deklaroi Shehu.

 

Në vijim, Shehu tha se “KLSH gjatë veprimtarisë audituese në mënyrë të vazhdueshme ka pasur qasjen që të nxisë transparencën, përgjegjshmërinë, llogaridhënien, forcimin e disiplinës fiskale, rritjen e efikasitetit të menaxhimit dhe  përdorimin e fondeve dhe burimeve publike me qëllim ofrimin e shërbimeve të përmirësuara dhe zhvillimin ekonomik të vendit”.

 

“Duke i kushtuar një vëmendje të veçantë ruajtjes së qëndrueshmërisë në rezultate e arritura, konkretizimit të qëllimeve strategjike, përmirësimit të kuadrit rregullator dhe të metodologjisë, optimizmi dhe kapacitete profesionale, si  dhe përmirësimi i kanaleve të komunikimit dhe të bashkëpunimi, veprimtaria e KLSH edhe për vitin 2020 është konkretizuar në tre qëllime strategjike: “Rritja e impaktit të punës fituese e fokus efektiviteti, eficienca, etika, energjia dhe mjedisi. Optimizimi i kapaciteteve profesionale si dhe funksione të tjera mbështetëse. Përmirësimi i kanaleve e komunikimit dhe të bashkëpunimit, në këtë  kuadër, KLSH duke ecur në krah të partnerëve është përpjekur në mënyrë të vazhdueshme për rritjen e profesionalizimit auditues në përshtatje me rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit si dhe modernizimit të institucionit. KLSH ka marrë veprime për të përmirësuar kapacitetin institucional dhe forcimin e ligjit organik”, tha ai.

 

Ne vijim, Shehu tha se raport me rëndësi të veçantë në institucionin tonë është edhe raporti i Progresit të Komisionit Europian, publikuar në vitin 2020, veçanërisht raporti financiar ku veprimtaria e KLSH-së është vlerësuar në përputhje me standardet e organizuatës ndërkombëtare të auditivit. Raportin e Progresit të KE-së KLSH e ka konsideruar teje të rëndësishëm për ngritjen e kapaciteteve institucionale, auditimin e veprimtarisë së tij me vendet ndërkombëtare të auditimit dhe praktikat më të mira evropiane”, tha Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu.

 

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara