e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Kryeson Terminali Perëndimor, në të cilin u ruajt trendi i 2019-ës, me një rritje prej 35 mijë tonë mallra më shumë

 

Gjatë 12-muajve në Portin më të madh të vendit, janë përpunuar rreth 3 milionë e 882 mijë tonë mallra gjithsej.

 

Sipas të dhënave Statistikore të Autoritetit Portual Durrës, vetëm në Terminalin Perëndimor janë përpunuar 268 anije, me rreth 808 mijë tonë mallra të ndryshme, ose 35 mijë tonë më shumë se sa gjatë vitit 2019-të.

 

Ndërkohë, në Terminalin Lindor, gjatë periudhës janar-dhjetor 2020-të, janë përpunuar 153 anije me 733 mijë tonë, kryesisht mallra rifuxho. Është shënuar po ashtu rritje krahasuar me vitin 2019-të, me afro 77 mijë tonë mallra më shumë.

 

Po të njëjtat të dhëna, saktësojnë se shifrat e mallrave të përpunuar kanë pësuar rënie në Terminalin e Konteinerëve dhe në atë të Trageteve, krahasuar me vitin paraardhës. Masat kufizuese në vendet e BE-së, për shkak të pandemisë së Covid-19, kanë patur ndikim në transportin detar në Mesdhe, duke shënuar rënie të numrit të pasagjerëve dhe të volumit të mallrave të përpunuara përmes konteinerëve.

 

 

Më shumë

Ndërtimi me 20,3%, me peshën më të lartë në totalin e huadhënies

Investimet në ringritjen e tregut të pronave, programi i Rindërtimit dhe projektet në vepra strategjike infrastrukturore, po vijojnë të mbështeten financiarisht nga sistemi bankar.   Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në muajin qershor ndërtimin përbënte 20.3% të kredisë së re dhënë për kompanitë private, duke arritur peshën më të lartë në […]

“Bitcoin” futet në tregun shqiptar

Qeveria është duke i hapur rrugë dhënies së licencave në prodhimin dhe shitjen e monedhës Bitcoin. Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, Këshilli i Ministrave propozon të shtojë në ligjin bazë të lejeve dhe licencave edhe ato në sektorët e teknologjisë financiare.   Dy janë licencat bazë që do të jepen në fushën […]

Frutat dhe perimet e Shqipërisë, pa taksë doganore drejt BE deri në 2025

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve bën me dije se eksportuesit shqiptarë mund të eksportojnë produkte bujqësore pa taksë doganore në BE deri në vitin 2025.   Sipas njoftimit Bashkimi Europian ka zgjatur skemën pa taksa për importin e frutave dhe perimeve nga vendet e Ballkanit Perëndimor deri në fund të vitit 2025.   […]

“Suezi” ndikon dhe në Shqipëri: Do ketë vonesa të mbërritjes së mallrave nga Kina

“Bllokimi i anijes në kanalin e Suezit do te sjellë efekte të mëdha në ekonominë globale. Nga ky incident duket se do të preket edhe tregtia e mallrave me Shqipërinë, për shkak të vonesave deri në një zhbllokim të situatës.”   Burimet nga Drejtoria Detare bëjnë me dije për TCH se midis anijeve […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara