Ditën e sotme shënohet rasti i parë në vend që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë vaksinën anti-covid.
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, doli pozitiv ndaj COVID-19, 14 ditë pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.
I kontaktuar nga A2, Pipero tha se është në gjendje të mirë, pasi i janë shfaqur vetëm simptoma të lehta, si dhembje koke.
Infektimi i Piperos është rasti i parë në vendin tonë që një person infektohet me koronavirus pasi ka marrë dozën e parë të vaksinës.
Deri tani, në Shqipëri janë vaksinuar rreth 500 persona, mjekë dhe infermierë.
Mjeku izraelit, zbulon ilaçin që “vret” COVID-19 pa pasur nevojë të vaksinohesh
OBSH autorizon përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Vaksinohet i moshuari i parë në Shqipëri
Dita Botërore Kancerit – Kanceri i gjirit, lloji më i përhapur. Dyfishohet numri i grave që u trajtuan falas me herceptinë
Mbërrijnë dozat e para të vaksinës së Pfizer-BionTech
OBSH garon për të zhvilluar certifikatat e vaksinimit
Prej një viti, vëmendja e të gjithëve është përqenduar te koronavirusi duke neglizhuar sëmundjet e tjera. Por, mjekët kujtojnë se ato vijojnë si dhe para pandemisë, madje në disa raste është shtuar sëmundshmëria për shkak të moskryerjes së vizitave dhe kontrolleve periodike. Një prej tyre është kanceri i qafës së mitrës, i dyti më […]
Në Tiranë, një studim i shoqatës “Së Bashku për Jetën” zbuloi një seri vështirësish që pandemia solli për trajtimin e afro 400 mijë të sëmurëve kronikë, që ka Shqipëria. Shumë prej tyre duhet të vinë rregullisht në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, kur brenda saj janë dy spitale Covid. Shoqata “Së […]
Anëtarëve të një ekipi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) u është ndaluar hyrja në Kinë. Ekipi duhej të hetonte origjinën e koronavirusit në Vuhan. Pekini kishte rënë dakord për këtë vizitë në dhjetor, pas shumë muajsh negociatash me OBSH-në. Dy zyrtarë ishin nisur në udhëtimin e tyre por, njëri tani është kthyer dhe […]
Në fund të marsit, kur vendi sapo ishte përfshirë nga ethet e pandemisë së COVID-19, reklamat për teste në spitalet private ngritën shqetësime etike dhe ligjore. Ligji shqiptar për “parandalimin e sëmundjeve e epidemike” e ndalon mundësinë e komercializimit për dignostikimin dhe kurimin e sëmundjeve epidemike dhe specifikon se shërbimi duhet të jetë falas. […]