e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

Shembja e Teatrit Kombëtar u pasua nga reagime të shumta. Presidenti Ilir Meta foli për një krim kushtetues, ligjor e moral, të paamnistueshëm. Opozita gjithashtu dënoi atë që e cilësoi si një dhunë barbare ndaj artistëve dhe qytetarëve dhe paralajmëroi protesta. Delegacioni Bashkimit europian në Tiranë u shpreh i keqardhur që thirrjet e tij për dialog nuk ishin marrë në konsideratë nga autoritetet. Shqetësim u shpreh dhe nga eurodeputetë e disa prej ambasadave europiane në Tiranë.

 

Opozita e cila u angazhua gjatë gjithë këtyre ditëve në krah të artistëve dënoi në mënyrë të përsëritur atë që e cilësoi si dhunë ndaj qytetarëve. Kryetarja e Lsi-së Monika Kryemadhi u shoqërua në mëngjes herët në polici, ndërsa ishte në krah të artistëve. “Iu bëj thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të mos e njohin shtetin e Edi Ramës. Mos të njohin asnjë gjë, që është mbijetesë. Mos e përdorni fjalën revolucion se na shqetësohen ambasadat, iu duket fjalë e keqe por harrojnë që këlyshët e komunizmit i kanë aty dhe me ndihmën dhe pazaret e tyre”, tha Kryemadhi pas lirimit nga policia.

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, reagoi pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar, duke akuzuar Kryeministrin Rama, tha se me këtë Kryeministër paligjshmëria dhe dhuna do të vazhdojnë.

 

“Lulzim Basha: Gjëja e parë që bënë, rrëzuan kamerat e medias, dhunuan gra, artistë, të rinj, të pafajshëm, dhunuan drejtues të opozitës, për mëkatin e vetëm sepse shkuan në ndihmë të grave që po dhunoheshin.

Flamur Noka ja ku është, mund t’ia merrni dëshminë. Vetëm sepse shkoi të ndihmonte dy gra që po trajtoheshin në mënyrë shtatzarake nga policia, përdorën ndaj tij dhunë. Tani që flasim kryetari i Forumit Rinor ndodhet i shoqëruar në komisariatin nr 6 edhe ai i dhunuar. Dhunë barbare, paligjshmëri dhe siç shikoni këtu kanë sjellë po aq, mos më shumë polici se gjatë protestave të opozitës. Gjithçka ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në mënyrën më të pabesë, ndërkohë që këta policë duhet të ishin në shërbim të qytetarëve.

Pyetje: Zoti Basha cilët do të jenë hapat që do të ndërmarrë opozita?

Lulzim Basha: Opozita do të mblidhet sot, koalicioni opozitar do të mblidhet sot dhe do të ndërmarrë veprimet politike. Ajo që çdo shqiptar e kupton sot nga kjo ngjarje është se me Edi Ramën paligjshmëria, dhuna dhe pabesia do të vazhdojnë. Nuk do të ketë fund dhuna, paligjshmëria edhe padrejtësia pa marrë fund kjo qeveri dhe pa u larguar ky njeri. Nuk ka rrugë tjetër.

Pyetje: Cilët janë hapat konkretë zoti Basha?

Lulzim Basha: Hapa politikë do të hedhim. Ne do t’u bëjmë thirrje qytetarëve që të na ndjekin në rrugë politike.

Pyetje: Opozita parlamentare ka bërë thirrje.

Lulzim Basha: Nuk ka opozitë parlamentare. Ne jemi këtu sot edhe për shkak të një grushti individësh të papërgjegjshëm që i dhanë koperturë parlamentit ilegjitim, parlamentit të krimit. Dhe kur ke një parlament të dalë nga krimi, atëherë krimi kthehet në ligj dhe ligji shkelet me të dyja këmbët.

Kështu që mos të flasim më me terma që nuk ekzistojnë të paktën për hir të kolegëve tuaj të dhunuar. Nuk e di nëse i keni sytë nga trishtimi apo gazi sytë të skuqur, por ju thashë dhe njëherë: aksioni nisi duke shkatërruar, duke hedhur poshtë kamerat e medias. Aksion barbar, dhunë barbare në zemër të Europës. Pse? Se u mbrojt një monument i trashëgimisë shqiptare dhe europiane.

Dhunë, pabesi, hajdutëri dhe antiligj. Ky është Edi Rama. Hajdutëri dhe babazi e pastër. Natyrisht që ne do të marrim vendimet tona politike, koalicioni do të mblidhet sot dhe forumet më të larta të Partisë Demokratike dhe do të marrim vendimet tona politike.”, tha Basha për gazetarët.

 

LIVE – Komunikim me median pas mbledhjes me kryesinë dhe ish-grupin parlamentar

LIVE – Komunikim me median pas mbledhjes me kryesinë dhe ish-grupin parlamentar

Posted by Lulzim Basha on Sunday, 17 May 2020

 

Në darkë Partia Demokratike zhvilloi mbledhje me strukturat, ndërsa kreu i saj Lulzim Basha dha një deklaratë për mediat ku theksoi se ditën e nesërme do të jetë në protestë për të mbështetur Aleancën për Teatrin.

 

Basha gjithashtu bëri thirrje qytetarëve që ti bashkohen protestës së thirrur ditën e sotme në orën 16:30.

 

“Në mbledhjen e sotme janë ndarë detyrat për tu angazhuar dhe për ti bërë thirrje cdo qytetari ndesër në orën 16.30. Protesta e nesërme jo vetëm për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe kundër këtij regjimi por edhe një protestë për demokracinë për të drejtat e qytetarëve. Të rikthehemi tek vlerat elementare të demokracisë. Nesër do të jemi në mbështetje të Aleancës për Teatrin për shporrjen e këtij hajduti dhe krimineli. Dua të përsëris angazhimin zyrtar që opozita ka ndërmarrë me firmën time për rindërtimin  e teatrit kombëtar, për ndërtimin e plotë të Teatrit kombëtar siç ishte e konceptuar në kuadër të historisë dhe trashëgimisë kulturore të Tiranës, natyrisht me modernizimin e nevojshëm në brendësi. Ky është një zotim të cilin unë personalisht dhe koalicioni do e bëjmë realitet nesër në qeverisje të vendit. Dua të përsëris vendosmërinë time për të çuar përpara drejtësisë të gjithë ata që u përfshinë në këtë krim makabër”, tha Basha.

 

 

 

Për situatën e krijuar reagoi dhe delegacioni Bashkimit europian në Tiranë, duke u shprehur “thellësisht i shqetësuar” e duke vënë në dukje se “prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merrej një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk u ndoq nga institucionet përkatëse kombëtare dhe vendore”.

 

Dy eurodeputetë, mes të cilëve dhe relatori për Shqipërinë në parlamentin europian, David Lega, përdorën një gjuhë më të ashpër duke u shprehur se dënonin “veprimet e autoriteteve dhe dhunën e policisë në Tiranë” dhe se i bënin thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisionerit Mariya Gabriel dhe të përmbahet nga dëmtimet e pariparueshme”. Ata i kujtuan gjithashtu qeverisë 15 kushtet që duhet të plotësojë për të filluar negociatat e pranimit në BE.

 

Edhe seli diplomatike të vendeve europiane në Tiranë kanë reaguar të shqetësuara. Në një postim në Facebook, ambasadori gjerman Peter Zingraf, shkruajti se “shembja e nxituar e Teatrit Kombëtar në Tiranë agimin e ditës së sotme në atë formë, që e pamë, është për mua e vështirë për t’u kuptuar. Pikërisht në situatën aktuale të jashtëzakonshme dialogu mes qeverisë dhe shoqërisë civile si dhe sjellja transparente e qeverisë janë veçanërisht të rëndësishme. Ky zhvillim më shqetëson edhe më shumë nisur nga konteksti i luftës kundër pandemisë së virusit Corona, duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas. U bëj thirrje të gjithë aktorëve për dialog dhe vetëpërmbajtje”.

 

Ndërsa ambasada britanike u shpreh “thellësisht e shqetësuar nga mundësitë e humbura për dialog mbi ndërtesën e Teatrit Kombëtar dhe episodet e dhunës në Shqipëri. Mbështesim të drejtën demokratike për të protestuar dhe u bëjmë thirrje të gjithë të përfshirëve të garantojnë që të jenë paqësorë. Dhuna cënon parimet themelore të demokracisë”.

 

 

Në foto:  Blendi Shahu, student i Akademise se Arteve (djali i gazetarit dhe botuesit Rexhep Shahu)

 

Përplasja e djeshme mes qytetarëve dhe policisë pas prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar si edhe episodet e dhunshme gjatë saj kanë gjetur një pasqyrim të gjerë në mediat botërore.

“Reuters” ka publikuar foton e një qytetari të shtrirë në asfalt teksa goditet nga polici i maskuar duke iu referuar akuzave të aktivistëve se pas prishjes së godinës fshihet një projekt korruptiv i qeverisë ndaj biznesmëneve pranë saj.

“Reuters” ndër të tjera shkruan:

Autoritetet shqiptare filluan rrënimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, mëngjesin e kësaj të diele, pasi tërhoqën duzina aktorësh dhe aktivistësh, që e mbronin atë. Teksa i tërhiqnin ata brohorisnin “turp” dhe “diktaturë”.

Për më shumë se dy vjet aktorë, aktivistë dhe opozita kanë kundërshtuar planet e kryeministrit, Edi Rama për të ndërtuar një teatër të ri, duke thënë se ndërtesa ekzistuese ishte pjesë e trashëgimisë së vendit, dhe e akuzuan atë për praktika korruptive.

Protesta çoi në 37 arrestime dhe një polic u shtrua në spital pasi u godit nga protestuesit. Ndërsa një dëshmitar i ‘Reuters’ gjithashtu se kishte parë një protestues me lëndime në kokë.

Njëri nga të arrestuarit, analist i medieve, Alfred Lela, tha pas lirimit të tij se policia kishte përdorur dhunë të pajustifikuar dhe abuzim verbal. Policët shkelmuan protestuesit, të cilët hodhën shishe uji, sipas një dëshmitari të Reuters, por policia tha se akuzat për dhunë ishin të pavërteta.

 

Ndërkohë, “The New York Times” shkruan se prishja e godinës shkaktoi protesta të dhunshme në Tiranë.

Ndër të tjera, NYT shkruan:

Prej dy vitesh, shoqëria civile e përbërë nga aktorë dhe eprsonazhe të tjerë të njohur kanë kërkuar mos prishjen e godinës por riparimin e saj. Por, në orët e para të mëngjesit të sotëm një numër i madh policësh u shfaqen duke shpërndarë me gaz lotsjellës aktivistët e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, ndërsa më pas fadroma filloi prishjen e godinës.

 

Pas shembjes së Teatrit Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit bën me dije se është komunikuar në nga organizata Trashëgimisë në Bashkimin Europian, “Europa Nostra”.

“Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur”, shkruan Europa Nostra.

Gjithashtu në mesazhin e saj Europa Nostra ka vlerësuar qëndrimin e artistëve kundër shembjes së Teatrit ndërsa shkruan: “Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur”.

 

 

DW: Qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pas shembjes së teatrit

Pas 27 muajsh aktivitete në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, mëngjesin e sotëm qëndrestarët u përballën me shembjen e tij.

 

Qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pas shembjes së teatrit

Qëndrestarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit pas shembjes së teatrit Pas 27 muajsh aktivitete në mbrojtje të Teatrit Kombëtar, mëngjesin e sotëm qëndrestarët u përballën me shembjen e tij.Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtareErvin GociEdmond Budina

Posted by DW Shqip on Sunday, 17 May 2020

 

18 maj 2020

 

 

Më shumë

Rama i siguron mbrojtje Bashës me Gardën e Republikës (Vendimi)

Kryetari i partisë më të madhe opozitare në vend Lulzim Basha dhe kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj janë mes një liste personalitetesh të larta të cilët tashmë do të ruhen nga Garda e Republikës. Vendimi është marrë këtë javë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. PËRCAKTIMIN E PERSONALITETEVE DHE OBJEKTEVE TË TJERA, QË […]

Protestohet përpara Kryeministrisë për rritjen e çmimit të bukës, energjisë elektrike, karburanteve

Qytetarëttë shumtë të protestuan para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve të bukës, kafes, energjisë elektrike dhe karburantit.   Protesta ka qenë qytetare, pa incidente. Disa fektiveve të policisë së shtetit kanë formuar një kordon përpara Kryeministrisë.   Gjatë protestës kanë mbajtur fjalën disa qytetarë dhe personalitete, ku kanë ftuar popullin që të këmbëngulë për […]

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

Shtyhet fillimi i vitit të ri akademik: Studentëve u kërkohet të vaksinohen

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka lajmëruar të mërkurën se viti akademik për studentët do të fillojë më 18 tetor.   Nga data 11 deri më 17 tetor ministria e Arsimit deklaroi se do të kryhet vaksinimi masiv i studentëve.   Kushi shkroi në faqen e saj zyrtare në Facebook se i gjithë procesi […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara