e diel 24 tetor 2021
e diel 24 tetor 2021

 

«Koronavirusi ka shndërruar çdo gjë. Nevojitet një tjetër ekuilibër midis njeriut dhe mjedisit»

 

«Zgjidhjet do t’i gjejnë fëmijët tanë, ne do të mundohemi t’ua bëjmë detyrën më të thjeshtë»

 

Kush është Ilaria Kapua (Ilaria Capua)

Ilaria Capua, e datëlindjes 1966 është një shkencëtare italiane me famë ndërkombëtare. Veterinere dhe virologe, docente universiteti dhe ish deputete e parlamentit italian, me një karrierë brilante në studimin e viruseve të gripit, në mënyrë të veçantë të influencës aviaria.  Më 2006 bëri bujë ndërkombëtare vendimi i saj për të bërë publike sekuencën gjenetike të virusit të influencës aviaria, akt i cili i dha jetë modelit shkencor  open-souce në studimin e viruseve. Për këtë, revista Seed e përcaktoi  si “mendja më revolucionare” dhe nga ai moment është ndër 50 shkencëtarët më të mirë të Scientific American.

 

Në Itali shkencëtarja-deputete u akuzua nga një lloj magjistrature e ideologjizuar  dhe u sulmua ashpër nga mediat e grupit Espresso, pasi duket se me aktivitetin e saj shkenor kishte cënuar interesat politkë dhe ekonomikë afatgjatë të këtij grupi dhe establishmentit që ai përfaqëson. Motiv për të cilin ajo u detyrua të lërë në mes mandatin e deputetes dhe të largohet në SHBA, ku tashmë kryen edhe rolin e drejtoreshës së një instituti shkencor.

 

Ilaria Kapua është interpeluar shpesh nga mediat italiane lidhur me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19. Në të gjitha rastet, ajo ka mbajtur një profil shkencor, jo alarmues, instruktues për mbrojtjen nga virusi dhe aspak në linjë me instrumentalizimin politik që i është bërë nga pandemistët e mbarë botës këtij fenomeni.  Edhe në shkrimin e mëposhtëm, Kapua, përveçse lë të nënkuptojë shumë mbi arësyet e thella politike edhe të kësaj pandemie, i bën thirrje koshienës dhe inteligjencës së bashkëkohorëve, për të menduar dhe vepruar sëbashku për perspektivën e njerëzimit dhe të planetit Tokë ku mbështetet jeta e tij.

 

 

Nga Ilaria Capua

Se çfarë na pret, nuk e dimë; mësojmë nga dita në ditë duke kërkuar të administrojmë politikat sëndetësore në një popullsi të lodhur, të pasigurtë dhe të zemëruar. Tashmë dihet se gjërat që duhen bërë janë tre: higjenë, distancë, mbrojtje. Për veten dhe për të tjerët. N realitet, ka edhe një të katërt: buonsensi, që në dukje shkon dhe vjen, sipas variabëlve të papërcaktuar.Por përtej nevojave gjestionale të shëndetit publik, perceptohet një boshllëk i një lloji të veçantë, duket si kur grimëzat e së përditshmes të jenë ngrirë në ajër. Si të jetë papritur e ngurtësuar reja e aksioneve, mendimeve, të drejtave, detyrave dhe vetë roli ynë duket diçka pezull në ajër në këtë periudhë pandemike.

 

Shumë gjëra janë ndalur, avionët, trenat, personat. E domosdoshme; virusi zhvendoset bashkë me personat. Ajo çka duhej bërë është bërë.  Palëvizshmëria që tashmë ekziston si të ishte natyrale do të transformohet në rinisje. E parregullt dhe plot me zemërim në fillim, por uroj që të ketë një frymëmarrje më të gjerë e që të drejtohet srejt së ardhmes, tashmë që kemi mësuar shumë gjera. Tashmë dimë se mund edhe të ndalojmë gjithçka, tashmë dimë se një pandemi si kjo mund të amplifikojë pabarazitë dhe t’i bëjë akoma më të papranueshme. Një pandemi që vë parasëgjithash në diskutim marrëdhënien tonë me natyrën e cila ishte që më parë në krizë për shkak të shndërrimeve klimatike, për shkak të zjarreve, përmbytjeve, tsunameve, pa llogaritur shkatërrimet bërthamore dhe humbjen e bodiversitetit.  E parë kështu, është ca si shumë. Është e tejshme. E duket e vështirë gjetja e çelësit të zgjidhjes. Por ai është: është një bravë në formë virusi e cila hap një mijë e një dyert e sistemeve kaq të brishtë që kemi ndërtuar e që kemi trashëguar. Nuk ka asnjë rëndësi nëse është faji ynë apo gjithçka është bërë enkas, e përllogaritur apo gjithçka është nënvleftësuar. Disa nga këta sisteme duhet të reformohen, por ka diçka akoma më strukturore që duhet të ndërrojmë. Këtu bëhet fjala për të arritur në rrënjën e problemit. Nuk bëhet fjalë më për të vënë arna me kartonxhes  apo hunj në argjilë. Bëhet fjalë për të ristabilizuar ekuilibret dhe midis tyre, ekuilibrin me gjallesat e tjera të planetit, prej të cilit jemi krejtësisht të varur, por edhe me kontekstin dhe mjedisin ku kemi gjetur strehë. Gjenerata e pesëdhjetëvjeòarëve të sotëm është më green se sa ajo e gjyshërve të sotëm dhe më pak green se sa ajo e fëmijëve të vet. Është nje gjeneratë çernierëqë do të ketë një rol të veçantë në përcjelljen e shoqërisë drejt një të nesërmeje që me siguri do të jetë e ndryshme nga e sotmja. Pandemia që ka transformuar të pamundurën në të nevojshme po na ofron një oportunitet të madh që nuk do të përsëritet më, të paktën për ne pesëdhjetëvjeçarët. Ne mund të përqëndrojmë përpjekjet tona në një rikonversion sostenibël duke bërë një hap më tej; një hap që do t’i shërbejë fëmijëve tanë. Dihet, të rinjtë e sotëm nuk do të pranonin kurrë cënimin e mirëqënies së kafshëve apo krimë ndaj mjedisit, për të cilat gjenerata jonë nuk ka qënë aq e vendosur. Ne duhet t’ua lehtësojmë detyrën, duke e shtruar ashtu si duhet punën.

 

Fëmijët tanë duhet të vënë në vend administrimin e planetit, ndryshe, me rezervat e mbetura, nuk do ia dalim dhe me impaktin që njeriu ka krijuar e kemi keqësuar edhe më shumë gjendjen. Ata duhet të gjejnë zgjidhje për të kufizuar dëmet që kemi shkaktuar ne dhe brezat e mëparshëm, fjala vjen ndaj oqeaneve, ndaj cilësisë së ajrit dhe tokës nënë që na ushqen. Informacionet tashmë janë. Janë big data-t, aty këtu të dukshme, aty këtu të mjegullta, por ato janë. Duhen imagjinuar big data-t si libra virtualë, që duhen pastruar, duhen përkthyer e duhen bërë të përdorueshëm nga djemtë tanë që nesër do të jenë të pajisur me kompjutera quantikë, të cilët do të mund të bëjnë punën e një viti në një sekondë të vetme, pork jo nuk është e mjaftueshme.

 

Fëmijët tanë do të kërkojnë zgjidhje për një planet të transformuar e të varfëruar nga rezervat. Ata do të kenë edhe dijeni se ekzistojnë të gjithë librat virtualë me informacionet që atyre iu duhen e që sot janë hedhur në një hapësirë të papërcaktuar e të paarritshme. Ne mund të marrim përsipër që t’I sistemojmë këta libra, duke i bërë kështu të mundur gjeneratave të reja si leximin e tyre, ashtu edhe të kuptuarit  e kësaj  historie të planetit jo sostenibël që me duart tona kemi krijuar.  Dhe kjo është dhurata më e madhe që mund t’u bëjmë atyre: renditja dhe përgatitja e materialeve të punës që do të jetë në bazë të zgjidhjeve për një rilindje më të respektuar të sistemit Tokë që na mban dhe e ekuilibreve të tij. A mund ta bëjmë?

 

“marrë nga web”

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara