e shtunë 16 tetor 2021
e shtunë 16 tetor 2021

Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në mbledhjen online që zhvilloi këtë të premte, diskutoi projektligjin për trajtimin financiar të efektivëve të policisë.

Ky projektligj i miratuar nga Këshilli i Ministrave, në dhjetor të vitit të shkuar, parashikon që të gjithë punonjësit e policisë së shtetit, të cilët kanë mbushur moshës 55 vjeç dhe numërojnë 30 vite vjetërsi punë, në strukturat e rendit, mund të përfitojnë gjysmën e pagës neto, deri sa të plotësojë moshën e pensionit, nëse bëjnë kërkesë për tu larguar nga radhët e uniformave blu. Ministri i Brendshem, Sandër Lleshja, ftoi deputetët që ta votojnë këtë projektligj, pasi sipas tij, vendi ynë ka një polici të vjetër në moshë.

 

Reagimi i Sandër Lleshaj

 

Sot diskutuam në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend, projektligjin për trajtimin financiar të punonjësve të Policisë, në rastet e lirimit para mbushjes së moshës së pensionit të pleqërisë.

 

Me këtë vendim qeveria shqiptare ka bërë një hap historik në përkrahje të Policisë Shqiptare.

 

Ata persona që do të duhet të largohen nga radhët e Policisë për arsye të moshës dhe të pamundësisë fizike, për të shërbyer në struktura ku kërkohet edhe kondicion i lartë fizik do të mund të trajtohen me:

 

1) 50% të pagës neto në momentin e largimit;

2) Përfitimet që u njihen me legjislacionin për pensionet e parakohshme në Policinë e Shtetit.

 

Në trajtë kumulative, praktikisht ata do të vijojnë të trajtohen afërsisht me të njëjtën pagë, sikur të ishin në shërbim aktiv në radhët e Policisë. Dhe pikërisht për këtë arsye, atyre mund t’u kërkohet që të jenë në dispozicion për të shërbyer në funksion të Policisë së Shtetit deri në 700 orë pune në vit.

 

Shkurt: Ky është një hap historik, prej të cilit nuk preket asgjë nga trajtimi i punonjësve të Policisë së Shtetit, ndërkohë që kjo e fundit mund të përtërijë radhët e saj me oficerë të rinj dhe të arrijë një moshë mesatare si dhe Policitë e tjera moderne europiane.

 

Në të njëjtën kohë, së shpejti qeveria do të miratojë një hap tjetër reformues, i cili do të hapë rrugë për transferimin e punonjësve të Policisë edhe në poste pune brenda administratës shtetërore, kur plotësojnë kriteret përkatëse të arsimimit. Kjo do të hapë një tjetër mundësi për vijimin e karrierës për punojësit e Policisë së Shtetit në radhët e administratës shtetërore.

 

Për ata që kërcyen për të dhënë alarme të rreme, pa lexuar as projektligjin: Nuk mundet që në mëngjes të hakërreheni kundër “Narko-policisë” së “Narko-Shqipërisë” dhe në darkë të vajtoni për trajtimin e saj; që natën ta bombardoni me Molotov dhe ditën të përdëlleheni për fatin e saj. Jo!

 

Kjo lojë e pa-principtë nuk ka kuptim.

 

Policia e Shtetit është sot në një rrugë të kthellët modernizimi, e motivuar si kurrë më parë, e mbështetur maksimalisht, e vlerësuar me notat më të larta nga qytetarët e vendit dhe e besuar fort nga partnerët perëndimorë të Shqipërisë

 

 

8 maj 2020

 

Më shumë

Spitalet po e përballojnë pandeminë me mungesa të shumta në mjekë e pajisje

Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19.   Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid.     Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]

30 vjetori i rihapjes së ambasadës amerikane në Tiranë

Më 1 tetor të vitit 1991, u rihap në Tiranë ambasada e Shteteve të Bashkuara, pas një ndërprerjeje 52 vjeçare të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria i kishin vedosur marrëdhëniet diplomatike në vitin 1922, 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë. Por në vitin 1939, pas pushtimit të […]

Krijimi i Agjencisë për Media dhe Informim, debate mes gazetarëve dhe qeverisë

Në Shqipëri, komuniteti i gazetarëve po shpreh shqetësim pas vendimit të qeverisë për krijimin e Agjensisë për Media dhe Informim. Pedagogë të shkencave të komunikimit dhe gazetarë i thanë Zërit të Amerikës, se ky vendim do të centralizojë informacionin dhe do të ngushtojë hapësirat e lirisë së medias. Zyrtarët i hedhin poshtë këto pretendime […]

Afërdita Suka, deputetja e parë shqiptare në parlamentin e Landit në Berlin

Afërdita Suka do të jetë deputetja e parë shqiptare nga Kosova në parlamentin e Landit në Berlin. E zgjedhur drejtpërdrejt nga elektorati.   Është e pamundur të mos i rrekesh hedhjes në letër të ekzaltimit shpirtëror, teksa e kupton se një shqiptare e re, intelektuale e mirëfilltë, një nënë e bashkëshorte e devotshme dhe […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara