e premte 22 tetor 2021
e premte 22 tetor 2021

 

Opozita u angazhua sërish sot që të bëjë gjithçka sa i takon asaj për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda datës 31 maj.

“Jemi të vendosur për këtë betejë. Do të bëjmë gjithçka që të garantojmë vullnetin politik për ta zbatuar ligjin, në mënyrë që kjo krizë e thellë politike, kushtetuese dhe institucionale të marrë rrugëzgjidhje përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme” – tha kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha pas një takimi me ambasadoren e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

 

“Shqiptarët duhet të zgjedhin parlamentin dhe qeverinë, që meritojnë me votën e tyre dhe Shqipëria të ecë përpara, të mos mbahet peng i së shkuarës, por të hapë rrugën e integrimit europian dhe anëtarësimit të Shqipërisë në BE, që është dhe mbetet një nga zotimet kryesore ekzistenciale të PD që nga dita e saj e parë” , tha Basha.

 

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, deklaroi se diskutimi me zotin Basha u bazua në të ardhmen, jo për të shkuarën.

“Udhëheqësit shqiptarë duhet të përmbushin pritshmëritë e popullit shqiptar për të përfunduar reformën zgjedhore deri në 31 maj. Ky është një afat kohor që e kanë vendosur vet udhëheqësit në bindjen e tyre. Opozita ka një punë të madhe përpara, por ndihem e inkurajuar nga diskutimi i sotëm dhe pres rezultate” – tha ambasadorja Kim.

 

Partia Demokratike falenderoi diplomaten amerikane për mbështetjen ndaj reformës zgjedhore.

“Organizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme është përparësi absolute e Partisë Demokratike, i opozitës së bashkuar dhe i të gjithë shqiptarëve. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për t’u garantuar shqiptarëve mundësinë që t’u drejtohen një orë e më parë kutive të votimit dhe të zgjedhin qeverinë e tyre me votën e tyre të lirë, të pandikuar nga bandat kriminale, të pandikuar nga shitblerja e votës, të pandikuar nga paratë e korrupsionit” – tha zoti Basha.

 

Ndërkohë në mbledhjen e ditës së sotme të Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, është rënë dakord për një nga propozimet e opozitës jashtë parlamentare.

Më konkretisht në tryezë është pranuar propozimi që ka të bëjë lidhur me afatet e periudhave zgjedhore, ku zgjedhjet nuk do të mbahen më në muajin qershor.

Sipas propozimit të bërë nga PD-LSI, zgjedhjet do të mbahen në periudhat nga 15 prill-15 maj dhe nga 15 tetori- 15 nëntor.

Kufizimi i periudhës zgjedhore, bëhet me synim mos dëmtimin e sezonit turistik.

Bëhet fjalë për një ndryshim, pasi aktualisht është Presidenti ai që cakton një nga dy të dielat e fundit të periudhës. Kësisoj kreu i shtetit gjatë kësaj kohe mund të caktojë, cilëndo nga të dielat..

 

 

Propozimet e opozitës

 

Financimi i partive

Opozita propozon një ligj që ul në minimum financimin privat të partive dhe eliminon korrupsionin

Ligji i propozuar nga opozita forcon rregullat e transparencës, verifikimit të financimit dhe sanksionet. Një ndër propozimet e opozitës është edhe përjashtimi i privatëve që financojnë partitë politike nga tenderat, koncesionet dhe kontratat publike. Në këtë mënyrë eleminohet mundësia e favorizimit të tyre të paligjshëm.

Opozita propozon që financimi nga privati të jetë sa gjysma e financimit nga shteti. Aktualisht, partitë lejohen të shpenzojnë sa 10 herë shuma e financimit publik. Psh. Kur ajo merr nga buxheti 30 milionë lekë, financimi privat do të jetë 15 milionë lekë dhe jo 300 milionë, siç është aktualisht. Ligji shton mekanizmat shtetërorë e kontrollit të shpenzimeve në fushatë, me qëllim eleminimin e përdorimit të parave të pista në zgjedhje. Propozimi është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.

Kuota gjinore

Në mënyrë që të zbatohet realisht përfaqësimi në lista të jo më pak se 30% gra dhe 1 ndër 3 emrat e parë të listës të jetë grua, opozita propozon që partitë apo koalicionet të kenë aq kandidatë sa numri i mandateve në qark. Asnje kandidat më shumë të mos pranohet. Aktualisht, lista e pakufizuar dhe vendosja e grave në fund të listës e bën joefektive kuotën 30%. Sanksioni për shkeljen e kuotës gjinore nuk është më gjoba, por refuzimi i regjistrimit të listës për qarkun përkatës.

Periudha zgjedhore

Opozita kërkon shkurtimin e periudhës zgjedhore në të dy sezonet e parashikuar aktualë. Nga 3 muaj kërkohet që të bëhet 1 muaj. Opozita propozon që zgjedhjet të mos zhvillohen në periudha që ndikojnë në sezonin turistik, por t’u jepet qytetarëve çdo mundësi për të ushtruar të drejtën e votës. Periudhat e zgjedhjeve të propozuara nga opozita janë 15 Prill-15 Maj dhe 15 Tetor- 15 Nëntor.

 

26 maj 2020

 

LIVE – Me ambasadoren e SHBA Yuri Kim në komunikim me gazetarët pas një takimi të frytshëm.

LIVE – Me ambasadoren e SHBA Yuri Kim në komunikim me gazetarët pas një takimi të frytshëm.

Posted by Lulzim Basha on Tuesday, 26 May 2020

Më shumë

Pas vizitës në Uashington, Yuri Kim takon Lulzim Bashën

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, e sapokthyer nga Uashingtoni, zhvilloi sot një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.   Pas takimit me zotin Basha, ambasadorja Kim deklaroi se SHBA është e gatshme për të bashkëpunuar me PD, dhe e di që PD-ja ndodhet në një pozitë të vështirë reformimi, […]

LSI pa grup parlamentar, PD nuk i vjen në ndihmë

Rezultati i dobët në zgjedhjet e 25 Prillit, me vetëm 4 mandate, nga 19 deputetë që siguroi në 2017-ën, i kushtoi Lëvizjes socialiste për integrim, pamundësinë për të krijuar një grup parlamentar. Partia Demokratike, duket se nuk u ofrua ta ndihmonte aleaten e saj kryesore në 4 vitet e shkuara, duke shënuar në […]

Zbutet Meta, dekreton Ramën Kryeministër

Presidenti Ilir Meta para zgjedhjeve të 25 prillit ka deklarur se nuk do t’ia japë fimrën për kryeministër Edi Ramës, edhe nëse ky i fundit merr mandatin e tretë, pa cënuar zgjedhjet e lira. Por sot Ilir Meta ka ndryshuar qëndrim, është zbutur dhe ka hedhur firmën për Ramën si kryeministër në mandatin e […]

Presidenti Meta i shtrin dorën e bashkëpunimit Kryetares së re të Parlamentit

Presidenti Ilir Meta në një reagim pas votimit të Lindita Nikollës si Kryetare e Kuvendit, i shprehu kësaj të fundit urimet dhe e cilësoi ditën e sotme si fundin e dy viteve më të errëta të historisë parlamentare në vendin tonë.   “Urime Kryetares të zgjedhur sot nga Kuvendi i ri i konstituar i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara