e hënë 18 janar 2021
e hënë 18 janar 2021

 

Forcat kryesore politike po diksutojnë reformën zgjedhore në Tiranë njëkohësisht në dy tryeza politike, duke shtuar paqartësitë mbi fatin e saj.

Komisioni parlamentar i ligjeve nisi diskutimin mbi ndryshimet e Kodit Zgjedhor të propozuar nga Partia Socialiste dhe nga deputetë të opozitës parlamentare.

Deputeti i opozitës Muslim Murrizi tha se “projekti i sjellë nga PS për listat, nuk sjell lista të hapura plotësisht dhe i ngjan më shumë një sondazhi brenda partisë, që dëmton garën e ndershme elektorale”.

Ai ka sjellë 4 amendamente për Kodin Zgjedhor, që janë për hapjen e plotë listave të kandidatëve për deputet, për një prag 3%, rillogaritje të mandateve në bazë të pragut, si dhe mbi mënyrën e numërimit.

Zoti Murrizi tha se, “meqë komisionet zgjedhore nuk u depolitizuan si kërkoi OSBE-ja, atëherë së paku të depolitiziohen grupet e numërit të votave”.

Sipas socialistëve, propozimi i tyre është për një listë të hapur, shoqëruar me një prag dhe me një mekanizëm të mbrojtjes së gjinisë, për të favorizuar kandidatet femra.

Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tha se me ndryshimin e Kushtetutës formula e deridjeshme e koalicioneve dhe ndarjes së mandateve nuk mund të qëndrojë më.

Koalicionet, sipas konceptit që sjellin socialistët janë dy ose më shumë parti, që paraqesin një listë të përbashkët me vendet e përcaktuara qartë në të për secilin aleat.

Por sipas opozitës jashtëparlamentare, ato që propozojnë socialistët nuk janë lista të hapura por një spekulim me termat, në mënyrë që kryetari të ruajë kontrollin mbi kandidatët.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar dërguan mbrëmë në Këshillin Politik draftin për hapjen 100% të listave të kandidatëve, pa ndryshuar modelin e koalicioneve siç është në fuqi në Kodin Zgjedhor.

Opozita theksoi se me dekretimin e datës së zgjedhjeve procesi zgjedhor ka nisur, partitë mund të regjistrohen në KQZ dhe rregullat e garës nuk mund të ndryshojnë më.

Opozita përsëriti kërkesën për t’iu drejtuar ODIHR-it për mosmarrëveshjet, që partitë të paraqiten secila me listat e veta dhe të garojnë me koalicione.

Komisioni parlamentar i ligjeve miratoi sot në parim ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ndërsa pritet të mbajë nesër një mbledhje tjetër për shqyrtimin e tyre nen për nen.

Po nesër pritet të mbahet një tjetër mbledhje e Këshillit Politik mbi draftet që janë atje mbi atë tryezë të dytë, dhe mbetet e paqartë se si projektet e diskutuara në Këshill do mund të zyrtarizohen e të përfshihen në procedurat parlamentare.

Ndërkohë që afati është ngushtuar në vetëm dy ditë dhe parlamenti mblidhet në seancë plenare më 1 tetor.

 

Më shumë

Komisioni Rregullator miraton ngritjen e 92 ZAZ-ve, Tiranës i shtohen 2 mandate deputetësh

Sot, Komisioni Rregullator shqyrtoi projektvendimin “Për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor, për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25 Prill 2021”.   Zonat e Administrimit Zgjedhor miratohen nga KQZ-ja jo më vonë se 9 muaj para përfundimit të mandatit të Kuvendit, mbi bazën e numrit të shtetasve me të drejtë vote në datën […]

Komisioneri për Zgjerimin, Varheli në Tiranë: Reforma zgjedhore, kusht për konferencën e parë ndërqeveritare

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, deklaroi gjatë një vizite në Tiranë se reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së. Ai shtoi se vijimësia e reformave është shumë e rëndësishme për ecjen përpara të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Varheli mbajti pasdite një fjalim para Kuvendit të Shqipërisë, […]

Përfundon Reforma Zgjedhore, si do të votohet në 25 prill 2021

Kjo është reforma e tetë zgjedhore që nga rënia e komunizmit, ose thënë thjesht çdo 3 vjet, kuvendi ka ndërmarrë një reformë zgjedhore.   Por çfarë parashikon ajo dhe si do të votojmë dhe zgjedhim qeverisjen e ardhshme në prill 2021?   Shqipëria vazhdon të ketë sistem proporcional rajonal: në zgjedhje konkurrojnë dhe votohet […]

E dëbuan nga Nisma, reagon Rudina Hajdari: S’di gjë, s’më kanë thënë drejtuesit e Nismës

Por, kjo e fundit është shprehur se po krijon një lëvizje me emrin Nisma, pjesë të së cilës janë aktivistë të Nismës Thurje, por jo vetëm. Deklaratën e Sokos, deputetja shton se nuk e ka ndjekur. TIRANË– Rudina Hajdari ka lënë të nënkuptohet se nuk është në dije se është ‘dëbuar’ nga Nisma Thurje. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara