Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

Kryedemokrati Lulzim Basha propozon reformë radikale të sistemit zgjedhor. Sipas tij qeveria kalimtare është garante për votën e lirë. Në një takim me të rinj dhe intelektualë Basha ka prezantuar platformën për reformimin e sistemit duke theksuar se sistemi zgjedhor nuk është një vendim i partive politike, por i popullit.

“Zgjedhjet në Shqipëri janë prishur. Vota jonë nuk ka vlerë për shkak të paracaktimit të rezultatit. Është koha të ndryshojmë rregullat. Ndryshimi i parë, kontroll të plotë kushtetues dhe ligjor mbi kandidatët, që të jenë të pastër dhe me integritet. Kontrolli të bëhet nga një organizëm i pavarur. Ndryshimi i dytë, tolerancë zero për ata që përfshihen në shitblerjen e votës. Edi Rama i ka mbrojtur dhe promovuar, ne do t’i çojmë në burg. Ndryshimi i tretë, financimi i partive, që ato të mos varen nga biznese dhe individë të pasur. Politikanët të varen nga njerëzit dhe të kontrollohen prej tyre. Kush financon partitë, përjashtohet nga marrja e tenderave publikë pas zgjedhjeve, që të mos përfitojnë për shkak të donacioneve për partitë. Ndryshimi i katërt, identifikim, votim dhe numërim elektronik. Do t’i bëjë zgjedhjet më të ndershme dhe rezultatin më të shpejtë. Ndryshimi i pestë, sistemi. Ne duam një sistem të thjeshtë, të qartë, përfaqësues. Një sistem, që i kërkon llogari qeverisë”, theksoi Basha.

Ai deklaroi se sistemi zgjedhor duhet të garantojë kontrollin dhe balancimin e pushteteve, në mënyrë që pushteti të mos përqendrohet në një dorë.

Basha propozoi ngritjen e një Senati për llogaridhënien e qeverisë duke kërkuar që 40 anëtarët e Senatit të zgjidhen bashkë më 100 anëtarët e Parlamentit.

“Parlamenti me dy dhoma nuk rrit koston për qytetarët, por ndryshon mundësinë për t’u shërbyer njerëzve në mënyrë pozitive. Arroganca dhe presioni i qeverisë nuk do të funksionojnë më për një parlament të fuqizuar me dy dhoma. Qeveria duhet të kërkojë konsensus me të dy dhomat”, u shpreh ai.

Basha solli shembujt e vendeve më të zhvilluara me Senat: SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Italia vende me parlament me dy dhoma.

“Derisa Shqipëria të bëhet anëtare e BE, 100 ditë para zgjedhjeve shqiptarët të kenë një qeveri kujdestare për të menaxhuar procesin, për të garantuar zbatimin e ligjeve dhe votën e lirë”, tha ai.

Basha u shpreh i vendosur për reformën zgjedhore. “Shitblerja e votës shuan zërin e qytetarëve dhe i jep kontrollin një grushti politikanësh, biznesmenësh dhe kriminelësh të fuqishëm. Reforma zgjedhore është hapi i parë për t’i dhënë fund korrupsionit, për një ekonomi më të fortë dhe anëtarësim në BE. Mënyra e zhvillimit dhe rezultati i zgjedhjeve ndikon direkt në jetën tonë. Me një rezultat të ndershëm përfitojnë të gjithë shqiptarët”, deklaroi kreu i PD.

Propozimi për Sistemin Zgjedhor

Alternativa e Edi Ramës ka qenë dhe mbetet ndërtimi i shtetit privat, që nuk ndihmon dhe nuk punon për njerëzit. Beteja jonë për demokracinë është beteja për ndërtimin e një shteti që punon për njerëzit dhe për këtë na duhet ndryshime të thella. Plani ynë fillon me një Reformë Zgjedhore tërësore që do ta forcojë demokracinë shqiptare dhe do të luftojë korrupsionin, do të hedhë themelet për një ekonomi të fortë e të qëndrueshme dhe do të shtrojë rrugën për integrimin europian. Vizioni dhe alternativa jonë është e thjeshtë dhe e mundur!Ja sesi do ta realizojmë 👇

Posted by Lulzim Basha on Friday, 6 March 2020

Më shumë

Raporti i KE: Ku ka bërë progres dhe ku ngec ende Shqipëria?

Komisioni Europian (KE) miratoi të martën, (19.10) Paketën e Zgjerimit 2021 dhe vlerësoi situatën dhe progresin e arritur në vendet e Ballkanit Perëndimor (BP) dhe Turqi në proceset e tyre respektive drejt hyrjes në Bashkimin Europian. Vëmendje e veçantë i është kushtuar reformave themelore dhe udhëzimeve të qarta për reformat prioritare në vijim, […]

Shqipëria ngjitet në çatinë e botës po me cilat prioritete?

Shqipëria bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit: për dy vjet Vend i vogël me politikë të jashtme konstruktive.   Shqipëria u zgjodh dje anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Duke filluar nga 1 janari i vitit 2022, Shqipëria do të ulet për dy vjet rresht në një nga pesëmbëdhjetë ulëset e organit të […]

Shqipëria mbetet peng i të kaluarës së saj komuniste

Dështimi i Shqipërisë për t’u shkëputur rrënjësisht nga diktatura e saj brutale komuniste ka shtrembëruar kujtesën e saj për të kaluarën dhe ka dëmtuar tranzicionin e saj nga shoqëria post-totalitare në një demokraci funksionale.   Ky mars shënoi 30-vjetorin e fillimit të Lëvizjes Studentore që i hapi rrugë rënies së regjimit komunist hoxhist, […]

Melodia e vjetër e BE-së për Ballkanin

Të dëgjosh Bashkimin Evropian duke u prononcuar për Ballkanin Perëndimor është pak a shumë njësoj sikur të mbyllesh në një dhomë dhe të dëgjosh të njëjtën melodi.   Është i njëjti refren i ëmbël që premton një të ardhme të mrekullueshme së bashku, por pa përcaktuar ku dhe kur.   Ka qenë viti […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara