Albanian Profile
e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

“Në një kohë çmendurie t’i qëndrosh përballë çmendurisë është një çmenduri”. Ky është solgani që do të shoqërojë do shoqërojë teatrin lëvizës “Çajupi”, me të cilin regjisori Kiço Londo do të sjellë shfaqje brenda në teatrin e Kosovës, duke filluar nga kjo e shtunë deri në fund të vitit 2021.  “Nesër do të jemi në teatrin “Hadi Shehu” në qytetin e Gjakovës në orën 19:00, me shfaqjen, “Boing Boing. Teatri shëtitës “Çajupi” paralelisht me këtë ka filluar punë për përgatitjen e premierave të reja, me kryevepra të antikitetit, “Elektra”, “Makbethi” dhe një komedi irlandeze”.

 

Rikthimin e shfaqjeve brenda në teatër nga fqinjët tanë, Regjisori Kiço Londo e sheh si një moment reflektimi dhe nga ana tjetër lëshon thirrje për instancat përkatëse, që edhe teatri në Shqipëri të fitojë funksionin e tij, duke e quajtur teatrin online një lëvizje dëshpëruese. “Shpresojmë shumë që në këtë tentativë për të lëvizur kufijtë, të lëshojmë edhe një kërkesë që ashtu si Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, edhe Shqipëria të bëjë një përpjekje, duke respektuar rregullat t’i hapë teatrot. Kjo është një thirrje që ne si teatër i bëjmë politikës zyrtare, që t’i kthejë sytë edhe nga teatri dhe teatri të fillojë të gjallojë për t’u larguar pak nga lëvizje dëshpërueshe e teatrit online. Ka ardhur koha që teatri të fitojë funksionin e tij. Teatër do të thotë bashkë dhe nuk mund të ndiqet nga aparati i celularit”.

 

Me temën “Kufijtë”, teatri lëvizës Çajupi do të dhurojë shfaqje edhe në qytete të tjera jashtë kufijve, si në Podgoricë, Tetovë, për t’u rikthyer më pas në Tiranë dhe për të lëvizur më pas drejt Greqisë dhe Italisë.

 

Më shumë

Koleksioni i fotografive Marubi drejt UNESCO

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi u zhvillua të enjten ceremonia e përfundimit të përgatitjes së dosjes së koleksionit “Marubi” që do të paraqitet në UNESCO, si një pasuri botërore.   Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, tha se shumë shpejt do të dërgohen në UNESCO edhe dosjet e xhubletes dhe Valles së Tropojës, si […]

Filmi “Zgjoi” nga Kosova – fitues i tri çmimeve në festivalin Sundance

“Zgjoi”, një film me regji të Blerta Bashollit nga Kosova, fitoi tri nga çmimet më të rëndësishme të festivalit më të madh të pavarur të filmit, “Sundance”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.   Filmi i cili flet për jetën e një gruaje që mbeti e ve pas luftës në Kosovë, fitoi çmimet: […]

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave, Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike

Ngrihet pranë Akademisë së Shkencave Qendra e Botimeve Albanologjike e Enciklopedike, jepet njëzëri pëlqimi për propozimin e Kryesisë në mbledhjen e zgjeruar të Asamblesë   Propozimi i kryesisë u bë i shoqëruar me preventivat orientuese dhe platformat paraprake të hartuara nga grupet e punës dhe komisionet përkatëse, në bashkëpunim me përfaqësues të ASA-s, […]

Pandemia goditi rëndë turizmin kulturor. Të huajt vizituan me shumë Kalatë dhe Monumentet

INSTAT publikon informacion për institucionet e artit dhe kulturës, të trashëgimisë kulturore dhe bibliotekës kombëtare.     Institucione të artit dhe kulturës   Gjatë tremujorit të katërt 2020, janë organizuar gjithsej 80 shfaqje dhe premiera të hapura, 7 shfaqje në Teatrin Kombëtar Popullor, 32 shfaqje në Teatrin Kombëtar Eksperimental, 20 shfaqje në Teatrin Kombëtar […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara