e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Të dhënat e agjencisë së statistikave të Malit të Zi (Monstat) tregojnë se gjatë Dhjetorit të vitit që sapo lamë pas, numri i turistëve shqiptarë është rritur ndjeshëm, me rreth 15.6%, në 5142 individë. Koha mesatare e qëndrimit e shprehur në netë fiksohet në 1.69, thonë të dhënat zyrtare. Shifrat tregojnë se shqiptarët janë grupimi më i madh i turistëve të huaj në vend gjatë Dhjetorit, e po ashtu edhe grupimi që raporton rritjen më të madhe mes të gjitha kombësive të tjera.

Shqiptarët përbëjnë kështu 13% të totalit të vizitorëve të huaj në mal të Zi gjatë dhjetorit. Muaji i fundit i viti, por edhe muaji i parë janë më të frekuentuarit nga shqiptarët në Mal të Zi. Të dhëna të tjera nga zyra helene e statistikave ndërkohë (INSETE) tregojnë se, numri i vizitorëve shqiptarë është rritur me 10% gjatë Janarit të këtij viti.

Por në këtë rast është e pamundur të klasifikosh motivet e udhëtimit, duke qenë se Greqia ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh nga Shqipëria. Të dyja këto të dhëna, si për Malin e Zi, si për Greqinë, flasin për një tendencë në rritje të shqiptarëve për turizmin ditor, kryesisht drejt fqinjëve gjeografik. scan

Më shumë

Turizmi, kombinimi mes modelit masiv dhe ekskluziv pati sukses

Intervistë me Arben Çipa, Shoqata e Hotelierëve në Sarandë     Saranda, që pati vitin më të mirë turistik këtë verë, pas një sezoni të dobët të vitin 2020, duket se ka gjetur sekretin për suksesin. Arban Çipa, nga Shoqata e Hotelierëve në Sarandë, shprehet se modeli i kombinuar mes turizmit ekskluziv dhe atij masiv […]

Pashaliman – Orikum: Baza ushtarake, parku arkeologjik, apo të dy? Kjo është çështja!

Vizita turistike në Parkun Arkeologjit të Orikut aktualisht  kalon nëpërmjet portës dhe territorit të Bazës Ushtarake të Pashalimanit. Turistit dhe vizitorit  i duhet që përveç biletës hyrëse, të paraqesë kartën e identitetit dhe në hapësirën rreth një km të bazës ushrarake detyrimisht duhet të shoqërohet nga një punonjës i shërbimit të funksioneve  të tyre: […]

Njerëzit u lidhën dorë më dorë për të shpëtuar pushuesit, çfarë ndodhi në Shëngjin

Një akt heroik kanë kryer sot Vrojtuesit e Plazhit në Shëngjin.   Luçjano Marku dhe Bekris Dragusha me shumë guxim kanë shmangur një tragjedi të vërtetë.   Federata e Vrojtuesve e Shqipërisë thotë se tre pjesëtarë të një familje nga Ferizaj i Kosovës, babai dhe dy vajzat e tij adoleshente kanë rrezikuar jetën.   […]

”Corriere della sera”: Plazhet më të bukura shqiptare, limane të fshehura dhe gjire të virgjëra

Vendi i shqiponjave, me pamje nga Adriatiku dhe Joni, është një destinacion i ri për turizmin veror. Arsyet? Ndodhet afër Italisë, është i pasur me bukuri natyrore dhe ka disa nga plazhet më të bukura në Ballkan, shkruan Francesca Masotti për gazetën më të njohur italiane ”Il corriere della sera” (https://viaggi.corriere.it) Vitet e fundit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara