e hënë 26 korrik 2021
e hënë 26 korrik 2021

 

Investimet e Kinës në Evropë ishin dukshëm më të ulëta vitin e kaluar sesa vitet e mëparshme. Por Gjermania ende është ndër vendet me investimet më të mëdha kineze.

 

Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Instituti për Kinën Merics në Berlin dhe Grupi Rhodium, investimet e drejtpërdrejta kineze në Bashkimin Evropian dhe në Britaninë e Madhe kanë rënë 45 përqind krahasuar me një vit më parë dhe tani arrijnë shifrat prej vetëm 6.5 miliardë euro investime në vit. Ky është niveli mëi ulët i infestimeve të drejtpërdrejta kineze në BE dhe Britani të Madhe në dhjetë vitet e fundit.

 

Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë ende destinacionet kryesore për investime të drejtpërdrejta kineze në Evropë. Gjermania është në vendin e parë. Ndërsa Mbretëria e Bashkuar është ende në vendin e tretë, ndonëse investimet direkte nga Kina në këtë vend kanë rënë 77 përqind. Polonia është shndërruar vitin e kaluar në një prej vendeve më atraktive për investime të drejtpërdrejta nga Kina, pas një promovimi që është bërë atje.

 

Tendenca vazhdon

 

Sipas këtij studimi, tendenca e uljes së investimeve po vazhdon edhe sivjet, sepse investimet kineze kanë rënë edhe në tremujorin e parë të vitit 2021. Evropa mbetet një vend tërheqës për investimet kineze, por pandemia Corona ka penguar pagesat dhe investimet e mëdha të kapitalit kinez në tregun evropian. E gjitha kjo ka shkaktuar uljen e investimeve kineze në këto vende.

 

Disa vende të BE-së, duke përfshirë Italinë, Francën, Poloninë dhe Hungarinë, kanë forcuar vitin e kaluar mekanizmat e tyre të rishikimit për investime të drejtpërdrejta nga vendet e treta, që do të thotë se disa sipërmarrje kineze nuk kanë mundur të investojnë kapitalin e tyre në këto vende. Ndërkohë që tensionimi i raporteve mes BE-së dhe Kinës mund të vështirësojë edhe më shumë raportet ekonomike mes tyre dhe të pengojë investitorët kinezë në të ardhmen, vuri në dukje Merics me rastin e prezantimit të studimit.

 

Më shumë

Dyfishohen vdekjet e emigrantëve në rrugët detare drejt Europës

Numri i emigrantëve dhe refugjatëve që humbën jetës gjatë udhëtimeve në rrugë detare drejt Europës është dyfishuar këtë vit, tha Agjencia e Migracionit e Kombeve të Bashkuara në një raport të ri.   Të paktën 1,146 njerëz vdiqën midis janarit dhe qershorit, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin.   Rruga e Mesdheut Qendror, midis Libisë […]

Qeveria gjermane ndalon përdorimin e flamurit të Hamasit pas shpërthimit të protestave anti-semite

Qeveria gjermane ka arritur një konsensus për të vendosur ndalimin e flamurit të Hamasit, grupit militant palestinez. Masa ka për qëllim të dërgojë një “mesazh të qartë për qytetarët hebrenj” mes një rritjeje të incidenteve antisemitike.   Ndalimi i flamurit të Hamasit u raportua së pari nga gazeta Welt am Sonntag. Dalja citoi Thorsten […]

Francezët ndëshkojnë Macron, partia e presidentit pikiatë në zgjedhjet rajonale!

Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron.   Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]

Rënie e dukshme e investimeve kineze në BE

Investimet e Kinës në Evropë ishin dukshëm më të ulëta vitin e kaluar sesa vitet e mëparshme. Por Gjermania ende është ndër vendet me investimet më të mëdha kineze.   Sipas studimit të paraqitur të mërkurën (16.06) nga Instituti për Kinën Merics në Berlin dhe Grupi Rhodium, investimet e drejtpërdrejta kineze në Bashkimin Evropian […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara