Një raport nga ligjvënës republikanë thotë se “prova të shumëfishta” tregojnë se virusi që shkaktoi pandeminë e COVID-19 doli nga një objekt kërkimor kinez. Agjencitë amerikane të zbulimit nuk kanë dalë me këtë përfundim.
Raporti, i bërë publik të hënën, përmend gjithashtu “prova të shumta” se shkencëtarët e Institutit të Wuhanit për Virologjinë, me ndihmën e ekspertëve amerikanë dhe fondeve nga qeveria amerikane dhe ajo kineze, po punonin për të modifikuar koronaviruset për të infektuar njerëzit dhe se manipulime të tilla bëheshin fshehurazi.
Ligjvënësi Mike McCaul, republikani më i lartë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Brendshme, e bëri publik raportin. Në të bëhet thirrje për hetime dypartiake lidhur me origjinën e pandemisë që ka vrarë deri tani mbi 4.4 milionë vetë në shkallë globale.
Kina ka hedhur poshtë akuzat se koronaviruse të modifikuara gjenetikisht kanë dalë nga laboratori dhe një prej tyre, i diktuar fillimisht në fund të 2019, ishte shkaktari i pandemisë. Pekini po ashtu hedh poshtë akuzat se ka pasur përpjekje për të mbuluar zanafillën e pandemisë.
Disa ekspertë kanë ngritur hipotezën se pandemia u shkaktua nga një virus i transmetuar nga kafshët tek njeriu në një treg peshku pranë laboratorit në Wuhan.
“Besojmë se ka ardhur koha ta përjashtojmë plotësisht këtë teori se pandemia filloi në tregun e Wuhanit,” thuhet në raport. “Ne po ashtu besojmë se prova të shumta dëshmojnë se vurisi doli nga laboratori disa ditë para 12 shtatorit 2019.
Raporti citonte informcione të reja, apo të paraportuara më parë për probleme në protokollet e sigurisë, ndër to kërkesën e bërë në korrik 2019 për riparime të përgjithshme të sistemit për trajtimin e mbetjeve të rrezikshme, i cili kishte vetëm dy vjet në funksionim.
Në prill, agjencitë amerikane të zbulimit thanë se dalin në mbështetje të konkluzioneve të shkencëtarëve se virusi nuk ishte krijuar në laborator dhe nuk ishte i modifikuar gjenetikisht.
Presidenti Joe Biden dha në maj urdhër që agjencitë amerikane të zbulimit të përshpejtojnë punën për të zbuluar origjinën e pandemisë dhe të raportojnë rezultatet brenda 90 ditësh.
Një burim me njohuri mbi punën e agjencive të zbulimit tha se nuk është arritur ende një përfundim nëse virusi erdhi nga kafshët apo doli nga laboratori. VOA
Rusia kërkon garanci të qarta sigurie nga Perëndimi
Bombarduesit rusë patrullojnë mbi kufijtë e Bjellorusisë
Të zemëruar me Abbasin, palestinezët votuan në zgjedhje komunale
Çfarë fshihet pas tensioneve Rusi-Ukrainë?
Biden dhe Putin nuk arrijnë marrëveshje për krizën në Ukrainë
“Do të fluturoj sërish”: Frika nga talibanët ndërpret ëndrrën e pilotes së parë afgane
BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]
Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit. Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]
Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca. Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]
Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett. Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë. Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]