e diel 17 tetor 2021
e diel 17 tetor 2021

 

 

Reshjet e dendura në 24 orët e fundit në Europën Perëndimore kanë shkaktuar në zona të ndryshme katastrofë natyrore me pasoja në jerëz e dëme materiale. Në shumë rajone është shpallur gjendje alarmi prej katastrofës.

 

Në Gjermani si pasojë e vërshimeve të shkaktuara nga reshjet papushim në 24 orëkonsiderohen ende të humbur 70 vetë. Të paktën 40 vetë kanë gjetur vdekjen, 24 syresh në Këln dhe rreth 20 vetë në landin Rheinland – Palatinate. Për shkak të vërshimeve nga reshjet e dendura në zonën e Eifelit në një fshat të vogël në Eifelort të landit Rheinland-Palatinate janë shembur gjashtë shtëpi natën. Sipas të dhënave të policisë po vazhdojnë kërkimet për 70 persona që konsideorhen të humbur.

 

Në qarkun e Ahrweilerit njoftohet për të paktën pesë të vdekur. Eshtë e paqartë nëse këta persona ndodhen ndërkohë me pushime diku tjetër, janë strehuar për shkak të situatës së rënduar tek të njohur të tyre, apo ndodhen vërtetë në vështirësi, tha ministri i Brendshëm i landit Roger Lewentz.

 

Në shumë rajone njerëzit janë bllokuar prej ujit në shtëpitë e tyre. Janë planifikuar evakuuime nga ajri, sikurse njofton radioja SWR. Në disa qarqe të landit Rheinland-Palatinate autoritetet kanë shpallur gjendjen e katastrofës.

 

Në qarkun Ahrweiler njerëzit kanë shpëtuar duke u ngjitur në çatitë e shtëpive duke pritur për ndihmë. Sipas policisë në këtë qark kanë humbur jetën të paktën pesë vetë prej vërshimeve. Rrethnat nuk dihen saktësisht, por trupat janë gjetur në disa vende.

 

Edhe në qarkun e Eifelit në Bitburg-Prüm situata është me rrezik, njofton një zëdhënës i qarkut. Dy punonjës të ndihmës teknike THW kanë mbetur të izoluar prej vërshimit të ujit me rrezik pë rjetën. Për shkak të përmbytjeve janë bllokuar rrugët hyrëse për komunën Kordel me 2000 banorë në qarkun Trier-Saarburg.

 

Edhe në luginat në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë prej reshjeve të dendura shkaktuar prej rrymës ajrore të presionit të ulët, „Bernd”, niveli i ujërave ka arritur në kufij rekord. Në landin e Renanisë Veriore – Vestfalisë dhe Rheinland-Palatinate kanë mbetur të paktën 200.000 banorë pa energji elektrike. Për arsye sigurie janë hequr siguresat në mënyrë që të shmanget rreziku prej ujit që ka depërtuar në ndërtesa.

 

Për shkak të një defekti në rrjetin elektrik u evakuua i gjithë spitali i Leverkusenit, ku ndodheshin 468 pacientë. Ndërsa në Eschweiler pranë Ahenit është ndërprerë furnizimi me ujë. Në Rheinland-Palatinate sasia e reshjeve për metër katror ka qenë deri në 148 litra. Në disa pjesë të Këlnit sasia e reshjeve ka qenë 154 litra për metër katror. Si pasojë e rryemës së presionit të ulët Bernd në shumë zona ka qindra rrugë dhe qilarë godinash janë mbushur me ujë. Si rrjedhojë e vërshimeve ka pasur pengesa edhe në qarkullimin e trenave dhe makinave. Autoritetet Parashikojnë, që në ditët e ardhëshme mund të rritet edhe më shumë niveli i lumenjve.

 

Edhe në Belgjikë, Zvicër e në rajone të tjera të Europës Perëndimore ka pasur vërshime që kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë. DW

 

Më shumë

Gjermania pranon të kompensojë 6.500 të mbijetuar të tjerë të Holokaustit

Qeveria gjermane ka rënë dakord të japë kompensim edhe për 6.500 të tjerë të mbijetuar nga Holokausti.   Kjo vendim u dha në  Konferencën mbi “Kërkesat Materiale Çifute Kundër Gjermanisë”, e referuar edhe si Konferenca e Kërkesave.   Të mbijetuarit hebrenj tani do të fillojnë të marrin një pension të përjetshëm, mujor prej […]

Gjermanët nuk i japin shumicën asnjërës parti

Dominanca e partive CDU/CSU dhe SPD i përket tani së shkuarës – zgjedhësit kanë votuar qartë për ndryshimin. Ky është një shans për ndryshimet e nevojshme, mendon kryeredaktorja e DW Manuela Kasper-Claridge.     Ndryshimi ka ndodhur. Vota e gjermanëve është e qartë: T’u jepet fund kompromiseve minimale të „koalicionit të madh”. Të […]

Humbje të ndjeshme për Unionin pas epokës Merkel

Rezultat zgjedhor i ngushtë ashtu siç parashikohej, megjithatë SPD sipas llogaritjeve të para(19:59) kryeson lehtë. Shenjat janë për ndryshim pushteti në Gjermani, por gjithçka tani varet nga Të Gjelbrit dhe liberalët.     CDU si e paralizuar. Entuziazëm tek qendra e Partisë Socialdemokrate, SPD. Këto zgjedhje në Gjermani po japin shenjat e ndryshimit të […]

Gjermania mes dëshirës për fillim të ri dhe për vazhdimësi

Të dielën gjermanët do të zgjedhin parlamentin federal, Bundestagun. Numri i konstelacioneve partiake që mund të formojnë qeverinë është më i madh se më parë. Partitë tradicionale janë dobësuar. Në Gjermani më thonë humor se tradicionalisht në zgjedhjet parlamentare konkurrojnë të gjitha partitë. Dhe në fond, ajo që merr postin e kancelarit është CDU-ja. […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara