e martë 17 maj 2022
e martë 17 maj 2022

 

Bashkimi Evropian dëshiron të riafirmojë perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, por për këtë duhet bërë ende shumë.

 

Bashkimi Evropian ditën e dytë të samitit ia kushtoi Ballkanit. I pari nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor që arriti në takimin e Brdos ishte presidenti malazez, Milo Djukanovic. Menjëherë pas tij, erdhi Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili kaloi përpara gazetarëve, por nuk iu përgjigj pyetjeve. Organizatorët e samitit njoftuan edhe për një takim mes Presidentit të Serbisë dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në prani  të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron. Këtë e konfirmoi edhe kryeministri Kurti, i cili tha se ishte i hapur për dialog, por me ndryshime reale.

 

“Organizatorët njoftuan një takim të përbashkët të zonjës Merkel, Presidentit Macron, ku Presidenti i Serbisë dhe unë, si Kryeministër i Kosovës, do të bisedojmë. Sipas bindjes sime të thellë, zgjidhja e vetme e qëndrueshme dhe e drejtë është njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, me ç’rast Serbia duhet të njohë gjenocidin në Bosnjë dhe gjenocidin në Kosovë.”

 

Nga BE thonë se do të flitet për mundësitë që ka Ballkani Perëndimor, por angazhimet e vendeve pretenduese janë shumë të rëndësishme. Charles Michel, President i Këshillit të BE e bëri të qartë se nuk ka për të munguar ndihma nga BE. “Ne jemi këtu për të treguar qartë se jemi gati të investojmë shumë para, por gjithashtu për të ndihmuar në shumë reforma për të luftuar korrupsionin, reforma për të përmirësuar qeverisjen dhe për të punuar ngushtë me ato vende. Kjo është një mundësi për të folur hapur se cilët mund të jetë dhe cilat duhet të jenë hapat dhe fazat e ardhshme.”

 

Në fund të samitit zyrtarët e Bashkimit Evropian dalin me një deklaratë të përbashkët që duhet të qartësojë procesin e zgjerimit ose rrugën e gjatë drejt Bashkimit Evropian.

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara