Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Një zarf që i ishte drejtuar Shtëpisë së Bardhë, përmbante një substancë të identifikuar si ricinë, një lëndë helmuese vdekjeprurëse, njoftuan disa media të shtunën, duke cituar një zyrtar federal të informuar për këtë çështje.

Zarfi që besohet të ketë ardhur nga Kanadaja u kap në një qendër postare qeveritare para se të mbërrinte në Shtëpinë e Bardhë, njoftuan New York Times, CNN dhe Wall Street Journal.

Pyetur në lidhje me njoftimet, FBI-ja tha se agjencia dhe “Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara dhe dhe partnerët e Shërbimit të Inspektimit Postar po hetojnë një letër të dyshimtë të marrë në një objekt të postës qeveritare. Në këtë moment, nuk ka ndonjë kërcënim për sigurinë publike”.

Shtëpia e Bardhë dhe Shërbimi Sekret i SHBA nuk pranuan të komentojnë.

FBI njoftoi të dielën se ka kapur një grua në urën që lidh Ontarion e Kanadasë me Buffalo e SHBA-së. Ajo është gruaja që ka dërguar letrën për Trampin.

Ricina gjendet në gjendje të natyrshme, por duhet ndërmarrë një veprim i qëllimshëm për ta shndërruar atë në një armë biologjike.

Ricina mund të shkaktojë vdekje brenda 36 deri në 72 orësh nga ekspozimi në një sasi aq të vogël sa një majë gjilpëre. Asnjë antidot i njohur nuk ekziston.

Ka pasur incidente të shumta që përfshijnë zarfe të postuara me ricinë për zyrtarët amerikanë.

Në vitin 2018, një person nga Utah, William Clyde Allen III, u akuzua për kërcënimeve të lidhura me ricinë, përfshirë postimin e një kërcënimi kundër Trump dhe zyrtarëve të tjerë federalë përfshirë Drejtorin e FBI-së Christopher Wray. Të gjitha zarfat e dërguara përmbanin ricinë. Allen mbetet në paraburgim.

Dy persona u dënuan në incidente të veçanta për dërgimin e letrave me ricinë, Presidentit të atëhershëm Barack Obama.

Në maj të vitit 2014, një person nga Misisipi, James Everett Dutschke, u dënua me 25 vjet burg pasi u shpall fajtor për dërgimin e letrave me substancën vdekjeprurëse zotit Obama, si dhe një senatori amerikan dhe një gjykatës i shtetit.

Në korrik 2014, një aktor nga Teksasi u dënua me 18 vjet për dërgimin e letrave që përmbanin ricinë për zotin Obama dhe ish-kryebashkiakun e New York-ut, Michael Bloomberg.

 

Më shumë

Duke shpresuar se Omicron nuk do të shkatërrojë Krishtlindjet, Betlehemi ndez dritat e pemës

BETHLEHEM, Bregu Perëndimor, 4 dhjetor (Reuters) – Banorët ndezën një pemë gjigante të Krishtlindjeve jashtë Kishës së Lindjes së Betlehemit të shtunën, duke shpresuar që një variant i ri i koronavirusit të mos prishë një sezon tjetër pushimi në vendlindjen tradicionale të Jezusit. Betlehemi u mbyll vetëm Krishtlindjet e kaluara, duke humbur sezonin […]

Zgjerimi i ndikimit turk rrit tensionet me Iranin

Arrestimi i agjentëve iranianë në Turqi muajin e kaluar, thonë analistët, është shenja më e fundit e rritjes së tensioneve midis dy fqinjëve. Kjo po ndodh ndërsa Turqia po zgjeron ndikimin e saj në rajonin e Kaukazit në dëm të Iranit.   Forcat turke të sigurisë arrestuan agjentët iranianë për të cilët Turqia […]

Energjia atomike energji e gjelbër?

Gjermania dhe disa shtete të BE kundërshtojnë kategorizimin e energjisë atomike si energji të gjelbër. Por shumica e vendeve të BE e mbështet këtë, mes tyre edhe Franca.     Gjermania dhe katër shtete të tjera e kundërshtuan hapur në Glasgou, ku përfundoi Konferenca Botërore për Klimën, kategorizimin e energjisë atomike si energji të […]

Izraeli mohon akuzat për spiunazh në Turqi

Izraeli është angazhuar për lirimin e një çifti izraelit të cilët janë dërguar në mbajtje nga ana e autoriteteve turke, tha kryeministri izraelit, Naftali Bennett.   Media shtetërore turke ka thënë se izraelitët e ndaluar ishin spiunë.   Kryeministri Bennett tha përmes një deklarate se ai ka biseduar me familjen e dy izraelitëve, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara