e shtunë 15 maj 2021
e shtunë 15 maj 2021

 

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk merr merr pjesë në takimin e 11 majit të paralajmëruar nga shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrel, që do të shënonte rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi.

 

Këtë deklaratë kryeministri i Kosovës e bëri nga Brukseli ku po qëndron për vizitë dy ditore dhe po zhvillon takime me krerët më të lartë të BE-së.

 

“Unë nuk mund të marr pjesë në takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen, ajo që mund t’ju konfirmoj është që do të vij në Bruksel për një drekë ose darkë pune të organizuar nga Komisioneri Borrell, nga mesi i muajit maj, ku do të bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor. Vizita që e kemi këtu dy ditë është në kuadër të marrëdhënieve tona bilaterale, që na nevojiten edhe më shumë marrëdhëniet e tilla të forcuara dhe takimet e tilla të rajonit para se të fillojmë kapitullin e ri të dialogut që duhet të jetë i përgatitur mirë edhe me parime pasi nuk e kemi komoditetin për dështime të reja”, tha Kurti.

 

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, më 26 prill, pas një takimi që zhvilloi me Presidentin e Serbisë Aleksander Vuciq, tha se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, do të vazhdojë më 11 maj.

 

Nga ana tjetër, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, tha se se ai s’ka problem nëse Albin Kurti nuk merr pjesë në takimin e 11 majit në Bruksel. “Jam ftuar për këtë takim me 11 maj dhe do të shkojë në dialog më 11 maj nëse do të mbahet. Nëse thonë se nuk mbahet, edhe më mirë, do të bëjë diçka të mirë në vend të kësaj e do të kem më pak probleme atë ditë”, citon Presidentin  Vuҫiq mediumi serb Tanjug.

 

Non-paper e pranueshme

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nga Brukseli foli edhe për dokumentin “non-paper”, të publikuar ditët e fundit në medie, për zgjidhjen e mundshme të çështjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku përmendet edhe mundësia e ndryshimit të kufijve në Ballkanin Perëndimor.

 

“Unë besoj që të gjithë këtyre dokumenteve ‘non-papers’  është më së miri t’u përgjigjemi me no comment, sepse përmes përgjigjeve po përpiqen të marrin jetë në kohë që nuk dihet autori dhe synimet, por pasojat nuk mund të jenë të mira. Nuk mund të lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial dhe as bosnjëzimin e Kosovës”, tha Albin Kurti.

 

Kurse Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, tha se “me paraqitjen e non-paper-it po shtohet presioni ndaj Serbisë. “Kjo paraqitje e non-paperit do të thotë se presionet ndaj Serbisë do të rriten dhe se ne po u afrohemi presioneve përfundimtare në të cilat duhet të arrihet një zgjidhje, ose duhet gjetur një fajtor”, tha Vuciq në Novi Sad dhe shtoi: “Më lejoni t’ju them menjëherë se ajo që është shkruar në të nuk do të ndodhë, njohja nuk është e pranueshme për Serbinë.”

 

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti do ta vazhdojë vizitën në Bruksel me takime të merkurën në darkë me të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajqak, ndërsa të enjten me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Përfaqësuesin e lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Josep Borrell.

 

Më shumë

Kosova dhe Kroacia nuk mund të garantojnë mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Qeveria e Kosovës dhe shteti i Kroacisë, kanë thënë se nuk mund të jenë garantues për lirim me kusht të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Speciale në Hagë.   Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë për Radion […]

Heiko Maas në Prishtinë: Ndryshimi i kufijve joreal dhe i rrezikshëm

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas, qëndroi për vizitë në Prishtinë për të vazhduar më pas vizitën në Beograd. Ai tha, se tha se idetë për ndryshim kufijsh duhet t’i takojnë së kaluarës. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas tha, se idetë që kanë qarkulluar kohët e fundit rreth mundësisë së ndryshimit […]

Demiri: Njohja nga Izraeli thyen të gjitha tabutë e ngritura nga ata që nuk e njohin Kosovën

Përfaqësues të komunitetit hebraik në Shtetet e Bashkuara, thanë të mërkurën se Kosova bëri historinë duke u bërë vendi i parë evropian që hapi ambasadën në Jerusalem.   Këto komente ishin pjesë e një debati të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Izraelito-Amerikane në Çikago, i mbështetur nga nga komuniteti Hebre i Cikagos dhe organizata […]

Kompania izraelite aksionere në Pfizer i bën ofertë Kosovës për vaksina

Ka dy javë që po shkëmben emaile, me një kompani që i premtoi vaksinat anti – COVID. Kjo ishte edhe arsyeja, pse Bekim Haxhiu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, u ftua në takim një ditë më parë, nga kreu i shëndetësisë, Arben Vitia. Aty i njëjti, u përcolli kontaktet e kompanisë në […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara