e enjte 25 shkurt 2021
e enjte 25 shkurt 2021

 

Pas muajsh tensionesh në det të hapur me anijet luftarake turke dhe greke që përballen kundër njëri-tjetrit mbi mosmarrëveshjet territoriale, të dy vendet tani kanë vendosur të rinisin bisedimet të hënën, pas një ndërprerje gati pesë-vjeçare.

 

Në Stamboll do të zhvillohen të hënën bisedime për të lehtësuar tensionet më të larta prej dekadash midis Turqisë dhe Greqisë.

 

Anijet luftarake greke dhe turke kanë zhvilluar stërvitje luftarake në ujërat e pretenduara nga të dyja palët. Rajoni i kontestuar që ndan detet Mesdhe dhe Egje besohet të ketë rezerva të mëdha energjetike.

 

“Ka linja të ashpra në të dyja anët. Ata i shohin negociatat si një kompromis i madh. Ka shpresë; këto bisedime eksploruese, edhe nëse mund të mos japin rezultate konkrete në fund të fundit, do të ndihmojnë Turqinë dhe Greqinë të tërhiqen nga situata e tensionuar aktuale”, thotë Serhat Guvenc, nga Universiteti “Kadir Has”.

 

 

Së bashku me thirrjen për rinisjen e bisedimeve pas një ndërprerjeje gati pesë-vjeçare, Ankaraja tërhoqi një anije kërkimore që eksploronte për rezerva energjetike në ujërat e pretenduara nga Greqia.

 

Pas lëvizjeve diplomatike turke, duket se Bashkimi Evropian ka vendosur të presë, të paktën tani për tani, ndërsa vendi anëtar, Greqia ka bërë thirrje për të vendosur sanksione të ashpra ndaj Turqisë për shkeljen e ujërave territoriale greke.

 

Ndërsa Athina mirëpriti zyrtarisht bisedimet e së hënës, analistët thonë se Greqia ka pritshmëri të ulëta për këtë proces të vjetër prej një dekade tashmë.

 

“Ata do të dëshironin të shiheshin sikur po luajnë lojën e dialogut. Askush nuk duhet të presë një përparim në këtë raund të 61-të të bisedimeve. Asgjë nuk ka ndodhur gjatë 60 raundeve të mëparshme, prandaj përse duhet të ndodhë diçka tani”, thotë Cengiz Aktar, shkencëtar politik në Universitetin e Athinës.

 

 

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu po kërkon të përfitojë nga vullneti i mirë në BE i krijuar nga rinisja e bisedimeve me Greqinë. Ankaraja tashmë po flet për një fillim të ri në marrëdhëniet turke me BE-në. Por, Brukseli pritet të kërkojë hapa konkretë nga Turqia si çmim për përmirësimin e lidhjeve.

 

“Turqia po bëhet gjithnjë e më e vetmuar, dhe ky është problemi i qeverisë turke, do të thoja. Besueshmëria e presidentit turk, është në rrezik. Ky është problemi – evropianët presin nga Turqia, jo më fjalë, por vepra; Turqia duhet të veprojë”, thotë Huseyin Bagci, Drejtor i Institutit të Politikës së Jashtme Turke.

 

 

Presioni diplomatik mbi Ankaranë pritet të rritet me Presidentin Biden, i cili pritet ta tolerojë Ankaranë më pak se paraardhësi i tij.

 

Rezultati i bisedimeve të hënën në Stamboll mund të ketë pasoja jo vetëm për marrëdhëniet turko-greke, por edhe për marrëdhëniet më të gjera të Turqisë me aleatët e saj perëndimorë.

Më shumë

Në 13 vjetorin e Kosovës shtet, sulmohet autobuzi me shqiptarë në Malin e Zi

Një autobuz me shqiptarë të Kosovës që po udhëtonin drejt Kolashinit në Malin e Zi është qëlluar me gurë pikërisht në ditën kur Kosova kremton 13 vitet shtetësi.   Lajmin e ka bërë të ditur Semir Kardovic, konsulent në një Agjenci Turistike në Rozhajë, përmes një postimi në Facebook. Mësohet se rastin e […]

Numërohen rreth 99% të votave, kryeson Lëvizja Vetëvendosje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka numëruar rreth 99 përqind të fletëvotimeve nga 2 mijë e 336 vendvotime.   Në ueb faqen e KQZ-së janë transmetuar rezultat, ku tregohet se kanë mbetur pa u procesuar vetëm edhe 46 vendvotime.   Sipas këtyre rezultateve Vetëvendosje në krye me Albin Kurti që njëherit është edhe kandidati […]

Mbyllet procesi i votimit në Kosovë

Ka përfunduar procesi i votimit në Kosovë për Kuvendin e ri. Deri më tani, nuk ka pasur incidente nëpër qendrat e votimit.   Sipas të dhënave të KQZ-së së Kosovës, në zgjedhje ka patur pjesëmarrje mbi 46.97% të qytetarëve me të drejtë vote.   Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit. […]

Burrat votojnë më shumë se sa gratë në Kosovë

Me grumbullime të mëdha të qytetarëve dhe pa respektim të masave kundër Covid-19, partitë politike në Kosovë përmbyllën fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.   Vëzhguesit i kanë kritikuar partitë për standarde të dyfishta në zbatimin e masave kundër koronavirusit ndërsa kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e rritjes së numrit të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara