Sunday 24 September 2023
Sunday 24 September 2023

 

Me nismën e presidentit francez Macron dhe kancelares gjermane Merkel, më 10 korrik, zhvillohet një “samit virtual” mes Kosovës dhe Serbisë. Kurse më 12 korrik në Buksel takohen Avdullah Hoti dhe Aleksandër Vuciq.

 

 

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, takon të martön (07.07.), në Paris presidentin francez Emmanuel Macron, njoftoi zyra e kryeministrit kosovar. Pritja zyrtare thuhet në njoftim, “bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize në Paris”,  dhe kjo sipas kryeministrit kosovar, “tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Emmanuel Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike”.

 

Vizita në Paris e kryeministrit Avdullah Hoti, bëhet vetëm katër ditë para mbajtjes së një Samiti virtual me 10 korrik në Paris, ku temë qendrore është dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa, me datën 12 korrik në Bruksel rifillon me takime dialogu Kosovë-Serbi, me pjesëmarrjen e palës kosovare dhe asaj serbe. Samiti virtual me 10 korrik organizohet nën lehtësimin e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.

 

“Siç kemi premtuar se do të komunikojmë kur të kemi lajme, tani ka ardhur koha që ta konfirmojmë takimin e rinisjes së dialogut. Unë mund të konsideroj se më 12 korrik në Bruksel takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Nikoqir i këtij takimi do të jetë përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, e i pranishëm është edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak”, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano.

 

Njoftimi për rifillimin e bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian u publikua vetëm disa ditë pas paraqitjes së një aktakuze nga Prokuroria Speciale për Kosovën me seli në Hagë, kundër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. Kjo aktakuzë akoma nuk është konfirmuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake në Gjykatën Speciale.  Publikimi i këtyre akuzave u bë në prag të një takimi Kosovë-Serbi që ishte planifikuar të mbahej me 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë. Ky takim ndërmjetësohej nga i dërguari special i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadori Richard Grenell. Ky i fundit ka paralajmëruar një takim të ngjashëm së shpejti në Shtëpinë e Bardhë, por data akoma nuk është caktuar. dw

 

Më shumë

Lira në rënie drastike, të huajt dynden për të blerë banesa në Turqi

Shitjet e banesave në Turqi për të huajt u rritën me 48.4% në një nivel rekord në nëntor, sipas shifrave zyrtare të publikuara sot, pasi një rënie e lirës turke bëri që blerjet të jenë dukshëm më të lira për ata që blejnë me valutë “të fortë”.   Tregu i pasurive të paluajtshme […]

BIRN hap ekspozitën në nder të gazetarëve të vrarë në luftërat në Ballkan

  Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Investigative do të hapë një ekspozitë dhe do të botojë një libër që përkujton gazetarët dhe punonjësit e medias që u vranë gjatë dhe menjëherë pas shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë.     Një ekspozitë e BIRN, e titulluar “Last Despatches”, do të hapet në Sarajevë më 14 dhjetor […]

Maqedoni e Veriut: Alternativa bëhet pjesë e koalicionit qeveritar

Partia opozitare Alternativa është bërë pjesë e koalicionit qeveritar në RMV. Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Alternativës Afrim Gashi kanë nënshkruar marveshjen 9 pikëshe për hyrjen e Alternativës në Qeveri.     Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev tha se kjo marrëveshje paraqet një qëndrueshmëri politike për të hapur negociatat me BE-në, […]

Kosovë-Serbi: Normalizim i marrëdhënieve apo bllokim?

Kosova dhe Serbia në javën e fundit ashpërsuan retorikën politike me akuza dhe kundërakuza dhe ndaluan vizitat e ndërsjella të zyrtarëve qeveritarë, duke bërë kështu që të reagojë edhe Bashkimi Evropian. Autoritetet e Prishtinës i ndaluan hyrjen në Kosovë kreut të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, njëherësh edhe drejtues i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara