Shumica e vendeve të Bashkimit Europian po raportojnë prirje pozitive në kontrollimin e kurbës së COVID-19 dhe për këtë Komisionin Evropian ka propozuar rihapjen graduale të kufijve.
Komisioni arsyeton se nëse kjo bëhet me mënyrën e duhur, mund t’u japë njerëzve mundësinë e shumëkërkuar për pushime verore dhe krahas saj, një shtysë për sektorin e turizmit të prekur rëndë nga masat kufizuese.
“Njerëzit natyrisht duhet të jenë në gjendje të udhëtojnë midis vendeve evropiane. Kështu që ne po japim udhëzime se si të rihapin gradualisht linjat e transportit pa rrezikuar shëndetin e udhëtarëve ose punëtorëve të transportit; udhëtarët dhe punëtorët, duhet të dinë se vendet që vizitojnë turistët janë të sigurta. Hotele, restorante, plazhe, vendet e tjera turistike, duhet të drejtohen në një mënyrë të tillë që minimizon rrezikun e transmetimit të coronavirus”, bëhet me dije nga KE, raporton euronews.
Austria dhe Gjermania janë të parat shtete brenda BE-së që kanë rënë dakord për të hequr kufizimet e lëvizjeve mes tyre.
Nga e premtja parashikohet që lëvizjet të kryhen me kontrolle në kufi dhe kjo të vijojë deri më 15 qershor, kur mendohet të lejohet sërish lëvizja e lirë.
Komisioni gjithashtu dëshiron që kuponat për fluturimet apo pushimet e anuluara të jenë të vlefshme për të paktën një vit, një mënyrë alternative kjo për të mbrojtur edhe kompanitë ajrore nga falimentimi. Por nëse qytetarët kërkojnë anulimin e udhëtimit, komisioni insiston në rimbursimin përkatës.
Europa të bëhet një shtet i vetëm, si SHBA: Del plani gjerman!
Poloni: Dhjetëra mijëra vetë kërkojnë qëndrimin në BE
Vendet e BE kërkojnë fonde për ndërtimin e mureve të emigracionit
Polonia, hapi i parë drejt largimit nga BE?
Samiti i Brdos: Liderët e BE rikonfirmojnë unitetin
BE mbështet Francën në grindjen për nëndetëset
Mijëra qytetarë të BE e vlerësojnë Gjermaninë si përfaqësuese të besueshme të interesave të tyre. Evropianët, madje edhe francezët do ta preferonin Merkelin si lidere përpara presidentit Macron, shkruan Auron Dodi. Kandidatët për kancelarë në zgjedhjet parlamentare këtë vit në Gjermani mund të ëndërrojnë për kuotat e mbështetjes të kancelares Merkel. Në fund të […]
Rregullat e hyrjes në BE për njerëzit e vaksinuar janë të pakuptueshme, sepse çdo shtet anëtar bën të vetën. Nevojë për sqarim ka edhe për Ballkanin. Çertifikata e vaksinimit e BE që hyri në fuqi zyrtarisht në 1 korrik është një dokument, i cili supozohet se lehtëson udhëtimet brenda BE. Por atë mund […]
Francezët mbështeten konservatorët në raundin e parë të zgjedhjeve rajonale duke i nxjerrë ata fitues me votën e tyre, e duke renditur në vend të pestë partinë e presidentit Emmanuel Macron. Konservatorët e shohin kështu shumë më real shansin për ta përmbysur Macronin vitin që vjen. Partia e ish presidentit, Sarkozy, Les Republicans […]
Konservatori Laschet dëshiron ta zhvillojë Evropën me një bërthamë shtetesh vullnetare, të orientuara te Gjermania dhe Franca. Ai ka për ushtrinë, Kinën e Rusinë pikëpamje të ndryshme nga Të Gjelbrit, shkruan Auron Dodi. Fjalimi programatik i Armin Lashetit, kryetarit të partisë së kancelares Merkel, CDU dhe kandidatit për kancelar të CDU/CSU-së i drejtohej si […]