Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Janë rikthyer protestat e naftëtarëve në Ballsh, përpara uzinës së qytetit.

Naftëtarët kanë paralajmëruar grevë urie. Ata shprehhen se vetëm greva e urisë mund të sjellë reagim.

“Vetëm greva e urisë mund të sjellë reagim. Të shkojmë tek sfera që ndodhet në uzinë. Nuk kemi gjetur zgjidhje.

Jemi në mes të katër rrugëve. Kemi shkuar në Tiranë dhe nuk na priti asnjë njeri. Nuk kemi asnjë përgjigje për pagat. Nuk kemi asnjë përgjigje as për fillimin e punës”, kanë deklaruar naftëtarët.

Situata e naftëtarëve në Ballsh paraqitet e rëndë, raporton news24.

Kreu i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj tha se qeveria po tallet me 900 familje naftëtarësh, duke i lënë pa para.

Ne kemi 9 muaj që jemi në rrugë, kjo është tallje. Palët bëjnë shou këtu në Ballsh. Naftëtarët menduan se do fillonte puna, por kjo është një tallje.  Ata po tallen me 900 familje naftëtarësh. Zemërimi i naftëtarëve ka arritur kulmin.

Kemi ulur kërkesat në minimum vetëm që të vazhdojmë punën. Këta të lenë të vdesësh. Fajtorët është politika. Edhe në grevë urie këta të lenë të vdesësh. Na kanë hedhur ne erë nga ana ekonomike”, tha Dautaj.

 

Më shumë

Rreziku nga sulmet kibernetike

Siguria kibernetike po bëhet çdo ditë e më shumë një fushë që kërkon fuqi punëtore të specializuar. Ndaj Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, si drejtues i institucionit që shumë shpejt do të marrë drejtimin për garantimin e mbrojtjes kibernetike përshëndeti pjesëmarrësit në aktivitetin inovativ “Cyber Camp Albania”, ku ftoi të rinjtë të orientojnë karrierën […]

4 – Dhjetori, Festa Kombëtare e Forcave të Armatosura Shqiptare

Me propozimin e Isa Boletinit, më 4 dhjetor 1912, Mehmet pashë Dërralla u zgjodh ministër i Luftës në Qeverinë e Përkohshme, duke fituar 42 vota dhe duke u radhitur i treti pas Luigj Gurakuqit me 54 vota dhe Myfit Bej Gjirokastrës (Libohovës) me 52 vota. Ministri i Luftës Mehmet pashë Dërralla duke bashkëpunuar me […]

Një shqiptar në krye të Arqipeshkivisë së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku emëroi sot (30 nёntor 2021) imzot Arjan Dodaj, kryeipeshkëv të ri të kryedioqezës së Tiranë-Durrësit. Imzot Dodaj është kryeipeshkvi i tretë i kësaj Kishe në periudhën pas rënies së komunizmit, pasardhës i imzot Rrok Mirditës dhe i imzot George Frendos.   R.SH. – Vatikan   Dorëheqja dhe emërimi i Kryeipeshkvit Mitropolit […]

Mbi 17’000 shqiptarë e festuan Pavarësinë jashtë atdheut

Një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë festat e nëntorit jashtë atdheut.   Stambolli ishte destinacioni kryesor për të kaluar pushimet 4-ditore që erdhën nga festat e Pavarësisë dhe Çlirimit.   “Stambolli është shitur në masë, gati  muaj përpara, pra në fund të tetorit të gjitha grupet e Stambollit kanë qenë të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara