e enjte 27 janar 2022
e enjte 27 janar 2022

Një lajm shumë i mirë ! Pas një mungese të gjatë, erdhi sot, më dt. 20.02.2020, në Portin e Shëngjinit, anija tanker “Seaven Joy” me flamur Greece, me gjatësi 99.91 m, gjerësi 15 m dhe zhytje 6 m. Me ngarkesë 4000 ton Karburant.🛳
Falë bashkëpunimit me Kapitenerinë e Portit, Policinë Kufitare Doganën, mjetet detare dhe gjithë operatorët e tjerë, u bë i mundur akostimi, pa probleme i anijes. 👏Shpresojmë, që në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe operatorët privatë, ky të jetë një transport që do vazhdojë pa ndërprerje, në Portin Shëngjin.

Më shumë

Porti i Durrësit në rrjedhën e viteve/ Krijimi i akuatoriumit dhe thellimi i basenit(1928 – 1934)

Ndërtimi i dy dallgëthyesve formoi “akuatoriumin” me sipërfaqe 67.5 ha. U ndërtuan 300 ml kalatë druri dhe 195 ml kalatë e betonuar. Krijimi i basenit me gji të hapur drejt jugut bëri të mundur mbrojtjen e portit nga dallgët, ndërsa thellimi deri 7.52 m, mundësoi hyrjen e anijeve me tonazh më të madh. Krijimi i […]

Durrësi

Durrësi, porti më i madh i vendit, ndodhet 34 km larg nga Tirana. Është qyteti më i lashtë në Shqipëri ose qyteti i përjetshëm mbi detin Adriatik, me pothuajse 3000 vjet histori. Themelimi i tij daton në 627 p.e.s. kur Korintasit dhe kolonët nga Korfuzi pushtuan territorin ilir të Taulantëve.   Qyteti është vendi i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara