e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, në konferencën e rindërtimit për familjet e prekura që kanë humbur shtëpinë në fshat si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, garantoi transparencë maksimale për fondet e mbledhura nga konferenca e donatorëve dhe donatorët e tjerë.

“Programet janë të detajuara në ligj. Atje ku do të shembet, në zonën jashtë Tiranës, procesi vazhdon. Janë 115 pallate për t’u shembur dhe njësi individuale jashtë Tiranë 2000 e ca. Janë 62 shkolla që do të rindërtohen dhe disa të tjera që do të riparohen, por me konceptin; ‘Rindërto më mirë’. Programi për strehimin nuk do të jetë kompensim, por ofrimi i kushteve optimale për strehim. Mënyra se si Qeveria shqiptare i kthehet rindërtimit, është unike. Shkon me kombinim grantesh dhe kredi”, u shpreh Ahmetaj.

Ai tha se për njësitë individuale do të ketë vetëm tre model dhe përpjekja dhe procedurat do të jenë të përbashkëta dhe me shoqatat humanitare, të cilat s’do dalin kundër ligjit.

Sipas tij fondi i rindërtimit në formatet e veta shkon në 1.15 miliard dhe se fund të vitit ky fond është i trashëgueshëm, ku grantet do të koordinohen nga qeveria dhe struktura.

“KLSH, donatorët që kanë mundësi të auditojnë gjithë programin dhe rregullat  financiare  që monitorohen nga KE. Edhe në një moment të vështirë si ky nuk e rrisim borxhin publik. Komisioni Shtetëror i Rindërtimit do të zgjerohet me praninë e donatorëve si SHBA, BE, Banka Botërore dhe Turqia që do të jenë anëtarë të përhershëm të Komisionit. Instrumenti financiar është fondi i rindërtimit”, deklaroi ministri.

 

Më shumë

Raport i ri monitorimi mbi shpenzimet dhe punësimet elektorale

Akademia e Studimeve Politike publikoi sot Raportin e Monitorimit mbi administratën shtetërore dhe mbi shpenzimet e partive gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.   Në raportin e gjashtë të monitorimit mbi shpenzimet e partive dhe administratën gjatë fushatës zgjedhore të 25 prillit theksohet se ministrat dhe zyrtarët e lartë nuk bënë […]

Raporti vjetor i KLSH: 17.7 milion euro dëm ekonomik gjatë 2020

Kryetari i ri i KLSH-së, Arben Shehu paraqiti në Kuvend raportin e KLSH-së për vitin 2020. Në fjalën e tij, Shehu tha se KLSH i ka kryer të gjitha detyrimet ligjore ndaj Kuvendit të Shqipërisë. “Gjatë viti 2020 Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka përcjellë Kuvendi 66 vendime dhe raporte për auditimet e […]

Shqipëria ndër vendet e Europës, me më shumë vdekje nga aksidentet rrugore 

Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona, sipas të dhënave të INSTAT.   Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë.   Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara