e shtunë 29 janar 2022
e shtunë 29 janar 2022

Shqipëria ka arritur një sukses të paimagjinueshëm në Konferencën e Donatorëve, ku rreth 100 shtete pjesëmarrëse ofruan 1,15 miliardë euro për Rindërtimin.

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të mëdha që konsideroheshin në vlerën 1 miliard euro, por sot në Bruksel, shtetet shprehën angazhimin në fonde dhe u tejkaluar shifra e pritur.

“Faleminderit shumë për durimin. Mendoj që kemi dëshmuar kurajë dhe solidaritet dhe jam shumë kurajë se kemi arritur të mbledhim për të rimëkëmbur Shqipërinë 1.15 miliardë euro sot, kështu që faleminderit shumë. Kjo është një përpjekje e përbashkët. Falenderoj çdo pjesëmarrës. Ky është një mesazh mjaft i fortë për popullin shqiptar për të treguar se sa shumë e duam atë. Kryeministër, besoj që me këtë të nisni zbatimin sa më shpejt dhe të ndryshoni kushtet në terren”, tha drejtuesi i Konferencës.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, tepër i emocionuar nga shifra e mbledhur e përmbylli fjalimin e tij me falenderime duke cituar Biblën dhe Kuranin.

“Kjo është në fakt momenti i vërtetë që unë nuk kam një fjalim më vete. Ndërkohë që po vinim këtu po spekulonim. Nevoja ishte kaq e madhe. Po thonim, nëse arrijmë 40% të shumës, mund të kthehemi në shtëpi pa ankthi, po të arrinim 50% të vlerës, mund të ndihemi se kemi patur sukses dhe përtej do ishte magji. Kjo është përtej imagjinatës më të shfrenuar. Nuk e di çfarë të them por më lejoni që të jem mistik se në ç’mënyrë tjetër mund të shpjegoj të gjithë këtë. Më lini të citoj diçka nga Bibla ku thuhet, “Nëse një pjesëtar vuan, të gjithë vuajnë së bashku. Nëse një feston, të gjithë festojnë”. Unë jam i nderuar, shpresoj të festojmë të gjithë së bashku për Shqipërinë.

Nuk mund të largohem pa e përmbyllur me Kuranin, ‘Njerëzimi është një komb i vetëm'”, u shpreh kryeministri.

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara