e premte 3 dhjetor 2021
e premte 3 dhjetor 2021

 

 

Kryetari i Partisë Socialiste dhe kryeministri Edi Rama deklaroi se shumica miratoi në parim kërkesën për ndryshime kushtetuese nga deputetë të opozitës në parlament, ndërsa i qëndron plotësisht marrëveshjes së 5 qershorit me opozitës jashtë parlamentit.

 

Mes kërkesave për ndryshime kushtetuese është edhe hapja e listave të deputetëve për zgjedhje, e cila përjashton ngritjen e koalicioneve parazgjedhore.

 

Rama tha se “për hapjen e listave janë dakord edhe socialistët, tashmë që këtë e kërkojnë një numër përherë e më i madh qytetarësh”. Ai shtoi se “hapja ose jo e listave nuk cënon marrëveshjen e 5 qershorit, pozitë – opozitë” e ndërmjetësuar nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

 

Në të njëjtën kohë me Ramën në konferencë shtypi, komisioneri i Bashkimit Europian për Zgjerimin, Oliver Varheyli, shkroi në Twiter mbi reformën zgjedhore në Shqipëri se “marrëveshja e 5 qershorit e dakordësuar mes forcave politike duhej të kalonte sa më shpejt të jetë e mundur në Parlament gjatë këtij sesioni plenar, për të mundësuar zbatimin e rregullave të reja në zgjedhjet e përgjithshme të vitit tjetër, bazuar në rekomandimet e OSBE/ODIHR, dhe ky është një kusht kryesor për të filluar negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë me BE-në”.

 

Ai shtoi se “reforma të tjera në lidhje me systemin zgjedhor, që janë jashtë fokusit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR, do të duhet të shqyrtohen të paktën një vit përpara zgjedhjeve, duke përfshirë edhe konsultimet e duhura, siç​ rekomandon OSBE”.

 

Nga ana e saj, Partia Demokratike bëri të ditur se çështja e listave të hapura nuk mund të diskutohet në këto çaste, duke parlajmëruar se çdo veprim i njëanshëm do të ishte me pasoja.

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli para shtypit pak minuta më pas, duke theksuar se “kjo ishte një përpjekje e fundit e zotit Rama për të cënuar marrëveshjen e 5 qershorit”.

 

Ai kujtoi se palët në Këshillin Politik kanë firmosur marrëveshjen për Reformën Zgjedhore më 5 Qershor, me ndërmjetësimin dhe mbështetjen e SHBA dhe BE.

 

Sipas tij, “hapja në këtë ç​ast e diskutimit për sistemin zgjedhor është vetëm alibi e Edi Ramës për të vonuar kodifikimin në parlament të dakortësisë së 5 Qershorit, që është një kërkesë e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, si dhe 1 nga 15 kushtet për nisjen e negociatave të anëtarësimit me BE” dhe se “çdo veprim i njëanshëm në këtë drejtim do të përbënte prishje të marrëveshjes konsensuale të 5 qershorit, me pasoja për vendin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë”.

 

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim, deklaroi në televizionin News24 një natë më parë se “marrëveshja e 5 qershorit është e patjetërsueshme dhe duhet të kalojë siç është, dhe nuk mund të hapet përsëri”.

 

Ambasadorja Kim tha se synimi i menjëhershëm është shumë specifik: të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE.

 

“Ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje, kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja e 5 qershorit është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri” – tha ambasadorja Kim.

 

Më shumë

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

Nga “Foltorja” e Kavajës, Sali Berisha shpall kandidaturën për kryetar të PD

Ish-kryeministri Sali Berisha konfirmoi gjatë “Foltores” së Kavajës se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.   “Ftoj çdo delegat të Kavajës, çdo delegat të Kuvendit Kombëtar të firmos që të instalojmë primaret, që të rikthejmë referendumin, të firmosë natyrisht që të hapim një garë, në të cilën garantoj […]

Zgjerohet debati brenda Partisë Demokratike për statutin dhe kongresin

Partia Demokratike e opozitës është përfshirë në një debat të brendshëm lidhur me autoritetin drejtues të partisë më të madhe opozitare.   Partia Demokratike sapo është kthyer brenda institucioneve pas 2 vjet braktisje të parlamentit dhe pushtetit vendor.   6 muaj më parë opozita humbi zgjedhjet e përgjishthshme të 25 prillit, ndërsa sekretari […]

Berisha sfidon Bashën: Jam i hapur për çdo detyrë, përfshirë dhe kryetar i PD

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjatë takimit në Berat se javën e ardhshme do të shpallë datën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, ndërsa nuk përjashtoi rikandidimin për kryetar të PD. Në fjalën e tij në “foltoren” e Beratit, ish-kryeministri Berisha është shprehur se është i hapur për çdo detyrë në harkun […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara