e diel 18 prill 2021
e diel 18 prill 2021

 

 

Deri në orën 8 të këtij mëngjesi, përmes ueb-aplikacionit për vetë-regjistrim janë evidentuar 148.719 persona të regjistruar nga diaspora, informoi Enti Shtetëror i Statistikave. Si edhe deri më tani, shumica e emigrantëve të regjistruar nga vendi janë nga Zvicra, Gjermania dhe Italia, ndërsa numri i personave të regjistruar është shumë më i ulët në Australi, Kanada dhe SHBA, transmeton Portalb.

 

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq sot nga Brukseli i bëri thirrje diasporës nga Maqedonia që të regjistrohet masivisht në periudhën deri më 21 prill përmes ueb-aplikacionit të Etit Shtetërore të Statistikave. Ai sot në Bruksel u takua me përfaqësuesit e diasporës, ndërsa u diskutua për regjistrimin që po vijon. Ministri u bëri thirrje të gjithëve që të regjistrohen masivisht, pasi kjo përbën mundësi për përfundim të suksesshëm të operacionit statistikor, i cili është i një rëndësie të madhe për zhvillimin e vendit.

 

“Bashkatdhetarëve tanë këtu në Belgjikë, iu theksova se përse është i rëndësishëm regjistrimi masiv i diasporës. Duhet të kemi një pasqyrë reale. Më në fund ka mundësi që qytetarët të bëjnë diçka direkt për veten e tyre. Rezultatet e regjistrimit do të jenë udhëzues në krijimin e të gjitha politikave të zhvillimit. Regjistrimi do të mbahet, ndërsa metodologjia dhe mënyra e zbatimit të tij janë sipas standardeve më të larta botërore dhe EUROSTAT”, tha Mariçiq.

 

Ministri përcolli qëndrimin e Qeverisë se regjistrimi nuk do të shtyhet dhe se do të zhvillohet sipas standardeve më të larta. Në mënyrë shtesë, për shkak të pandemisë, do të respektohen rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive, të cilat i dizenjoi për zbatimin e sigurt të operacionit statistikor.

 

Përfaqësuesit e diasporës në Belgjikë gjatë bisedës me Mariçiqin u interesuan për atë se si është zhvilluar regjistrimi deri më tani dhe kur mund të priten rezultatet nga i njëjti, informuan nga Ministria e Drejtësisë.

 

Përndryshe, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.

26.3.2021

Më shumë

Maqedoni e Veriut: Fillon regjistrimi i diasporës

Nis fushata e regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. Etapa e parë për regjistrimin e diasporës dhe nga 1 deri më 21 prill procesi mbyllet me regjistrimet në vend.   Në Maqedoninë e Veriut ka filluar regjistrimit i popullsisë përkatësisht i personave që aktualisht jetojnë jashtë vendit, diplomatëve, ata që janë në vuajtjen […]

Shkup: Miratohet ligji i diskutueshëm për regjistrimin e popullsisë

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. Votave të shumicës parlamentare iu bashkangjitën edhe votat e opozitës shqiptare që ishin vendimtare për kalimin e tij.     Parlamenti i Maqedonisë së Veriut me 62 vota “pro”, asnjë “kundër” dhe asnjë “abstenim” dhe me miratoi Ligjin për Regjistrimin e Popullsisë. […]

Terminali doganor në Bllatë RMV-Shqipëri, vlerësohet i panevojshëm nga autoritetet

Mungesa e një terminali doganor në Bllatë, vend kufitar Shqipëri-Maqedoni e Veriut, i detyron qytetarët e Dibrës të udhëtojnë gati 100 kilometra për të bërë zhdoganimin e mallrave. Përderisa biznesmenët me vite të tëra këmbëngulin se një terminal doganor është jetik për tregtinë e lirë dhe zhvillimin ekonomik të qytetit të tyre por edhe […]

Vazhdon debati për regjistrimin e popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Projektligji për regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe apartamenteve në Republikën e Maqedonisë së Veriut 2021, pas një procedure të shkurtuar, dje ishte në fokusin e partive. Deputetët filluan debatin për këtë projektligj dhe debati do të vazhdojë sot në mesditë, kur është caktuar vazhdimi i seancës së 29-të.   Ky projektligj u shpjegua nga […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara