e enjte 9 dhjetor 2021
e enjte 9 dhjetor 2021

 

Përbërësit për 4 persona:

  • 2 vezë
  • 4 të verdha vezësh
  • 20 gr. djathë dhie i stazhionuar
  • 600 ml pana
  • 100 gr. gjizë e freskët
  • 4 karkaleca të kuq
  • pak trumzë të bluar
  • pak majdanoz i grirë hollë
  • vaj ulliri ekstra të virgjër aq sa duhet
  • kripë aq sa duhet

Përgatitja:

Në një enë të thellë rrihni mirë vezët (të plotat + të verdhat), shtoni djathin e grirë dhe panën.Masën kremoze të përftuar ndajeni në 4 enë të thella dhe hidhni sipër tyre nga 1 lugë gjizë.Vendosini në banjo mari në furrë për 15 min me temperaturë 180 gradë.

Ndërkohë, pastroni me kujdes karkalecat duke i ndarë në dy pjesë.Pjesët e bishtit marinojini me pak vaj, kripë dhe trumzë për 30 minuta, ndërsa pjesët e tjera  kavërdisini në tigan me vaj ulliri, në zjarr të avashtë.

Pasi të jenë gati, servirini me përbërësit  e tjerë duke e dekoruar pjatën me disa gjethe majdanozi të grira.

Oreks të mbarë!

Chef Jola

 

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara