e hënë 1 mars 2021
e hënë 1 mars 2021

 

 

Ambasadori i BE-së në Shkup edhe njëherë përsëriti se rregullativa e përgjithshme e BE-së për mbrojtjen e të dhënave personale siç janë ato etnike, fetare dhe të ngjajshme, e ndalon shpërndarjen e këtyre të dhënave nëpër letërnjoftime, ndërsa Legjislacioni i Maqedonisë së Veriut, si vend që pretendon anëtarësimin në BE, do të duhet të harmonizohet me rregullat dhe standardet evropiane.

“Për zgjidhjen ligjore relevante, më duhet të them se kjo bie në pjesën e mbrojtjes së të dhënave të përgjithshme dhe është shumë e rëndësishme në procesuimin e atyre informacioneve në BE, që përfshin përkatësinë etnike dhe fetare ose elementet e tjera, për momentin në BE, janë të ndaluara. Por për momentin në BE do të vazhdohet të shqyrtohet çështja, po rregullohet individualisht nga çdo vend anëtarë, megjithatë nga muaji gusht, pritet një direktivë e tillë të miratohet në nivel të BE-së dhe të vlen për të gjitha vendet anëtare individualisht ”

Për kryeministrin Zoran Zaev është mirë që edhe partitë e tjera janë në një linjë për të drejtën e përcaktimit të përkatësisë etnike në letërnjoftime, megjithatë këtu ekziston një “por”, pasi vendi kandidat për anëtarësim në BE do të duhet që të harmonizojë legjislacionin vendor me rregullativën evropiane dhe vendimet do të sillen varësisht prej vendimeve që i sjell Bashkimi Evropian.

“Mua më vjen mirë që edhe partia më e madhe opozitare por edhe partitë e tjera, janë në një linjë, për të drejtën e përcaktimit që qytetarët të shprehen nëse duan që në letërnjoftimet e tyre të kenë edhe përkatësinë etnike. Por si vend kandidat për anëtarësim në BE, imperativ çdo herë është harmonizimi i legjislacionit vendor me rregullativën evropiane. Kështuqë në gusht, ose kurdo që të ndodh që BE të debatojë lidhur me këtë çështje, edhe ne do të kyçemi, gjithësesi në fund i ndjekim të gjitha vendimet dhe rregullativat evropiane”.

Kujtojmë se ligji për letënjoftime i propozuar nga Lëvizja BESA ndodhet në procedurë kuvendore, por është bllokuar me mni 1000 amendamentet e dorëzuara nga partia “E Majta”. Kundër këtyre ndryshimeve është presidenti Pendarovski, pasi vlerëson se përkatësia etnike nuk ndodhet në asnjë demokraci në botë. Për kryeministrin Zaev nuk ka aspak problem, pasi siç thekson, vendi ynë është multietnik dhe është e drejtë e qytetarëve që përkatësinë e tyre etnike ta vendosin në letërnjoftimet e tyre. Pro këtyre ndryshimeve është edhe partia më e madhe opozitare, VMRO-DPMNE, të cilët nuk e kundërshtojnë grafën për përkatësi etnike, por janë kundër emrit të ri të shtetit. Pro këtyre ndryshimeve janë edhe partitë tjera shqiptare. Klan Macedonia

 

Më shumë

Terminali doganor në Bllatë RMV-Shqipëri, vlerësohet i panevojshëm nga autoritetet

Mungesa e një terminali doganor në Bllatë, vend kufitar Shqipëri-Maqedoni e Veriut, i detyron qytetarët e Dibrës të udhëtojnë gati 100 kilometra për të bërë zhdoganimin e mallrave. Përderisa biznesmenët me vite të tëra këmbëngulin se një terminal doganor është jetik për tregtinë e lirë dhe zhvillimin ekonomik të qytetit të tyre por edhe […]

Shkup, 112 Vjetori i Kongresit të Manastirit: Përkujtimi i ndritshëm për Zonjën e Parë të Alfabetit – Parashqevi Qiriazi

Shkup, 22.11.2020 – Dita finale e manifestimit kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit” në ITSHKSH-Shkup, kur shënohet edhe përvjetori i themelimit të Institutit, iu kushtua Zonjës së Parët të Alfabetit – Parashqevi Qiriazi, e cila sivjet i mbushë 50-vjet nga kalimi në amshim.   Në nderim të këtyre datave të rëndësishme për historinë kombëtare […]

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli gjendjen e krizës

Qeveria e Maqedonisë së Veriut të premten në mbrëmje shpalli gjendjen e krizës në gjithë territorin e vendit, për përballje më efikase me pandeminë, që e ka shkaktuar koronavirusi i ri.   Vendimi nënkupton përfshirjen edhe të Armatës në aktivitetet e rendit, si dhe në ndihmë të institucioneve shëndetësore.   Shpallja e gjendjes së […]

Shaqir Fetahu, kryetari i ri i Bashkësisë Islame në Maqedoninë e Veriut

Bashkësia fetare Islame në Maqedoninë e Veriut (BFI) zgjodhi të mërkurën kryetarin e saj të ri. Ai është Shaqir Fetahu, i cili e kishte ushtruar këtë post që prej shkarkimit të tashmë ish-kryetarit Sulejman Rexhepi para pak muajsh.   Zoti Fetahu ka qenë për shumë vite myfti i Gostivarit dhe bashkëpunëtor i ngushtë i […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara