e shtunë 18 shtator 2021
e shtunë 18 shtator 2021

 

Rreth 11 mijë emigrantë të paligjshëm u ndaluan gjatë orvatjes së tyre për ta përdorur Shqipërinë si një vend tranzit, vetëm në 8 muajt e parë të vitit.

 

Sipas drejtorit të Kufirit dhe Emigracionit, Eduart Merkaj, edhe pse kjo është shifra më e lartë e të paktën 3 viteve të fundit, pjesa më e madhe e tyre janë përsëritës.

 

“Rreth 11 mijë emigrantë të parregullt, afro 50% e tyre janë përsëritës. Vijnë kryesisht nga vendet në konflikt si Siria, Algjeria, Afganistani etj. Ata që janë përsëritës janë kapur disa herë, megjithatë për ta është lënë mundësia e largimit vullnetar. Pjesa më e madhe e tyre kanë destinacion vendet e Bashkimit Europian”.

 

Nisur nga raportet e fundit, në kufirin e gjelbër me Greqinë janë shtuar patrullimet nga Policia Kufitare dhe ato të Frontex.

 

Fare pak prej emigranteve të parregullt kërkojnë strehim në Shqipëri, duke ju nënshtruar procedurave të leje qëndrimit, ndërsa pjesa më të madhe rikthehej në vendet nga kanë tentuar hyrjen ne Shqipëri.

 

Duke iu referuar të dhënave kumulative, për 8 muajt e vitit 2020 janë shënuar 8,343 emigrantë të huaj të parregullt të kapur në vend, ose 47.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

 

Pamje nga episodi i djeshëm në qytetin e Podradecit ku dhjetra emigrantë nga Lindja e Mesme shqyejnë derën e furgonit dhe vërrshohen nëpër qytet.

 

 

Më shumë

Si sot, 75 vjet më parë, në Postribë u organizua kryengritja e parë antikomuniste në vend

Zona e Shkodrës kishte filluar organizimin për një rezistencë antikomuniste me shpresën se do të kthehej në një kryengritje të madhe popullore. Në pjesën më veriore të vendit, komunizmi ende nuk kishte lëshuar rrënjë dhe qëndronte dobët. Në Postribë filloi të organizohej një lëvizje e nxitur kryesisht nga kleri me mbështetjen e elementëve nacionalistë. […]

Më 1 shtator 1928 u shpall Monarkia Shqiptare

Asambleja Kushtetuese, e dalë nga zgjedhjet e 17 gushtit 1928 me 58 deputetë, sanksionoi në statut formën monarkike të qeverisjes dhe parashikoi sistemin njëdhomësh parlamentar.   Shqipëria shpallej mbretëri demokratike, parlamentare, dhe e trashëgueshme, ndërkohë që Mbret i shqiptarëve sanksionohej Lart Madhëria e tij Zogu I.   Në prill 1938 Mbreti Zog martohet me […]

Djali i George Soros takon punonjësit afganë të fondacionit

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros ka mbërritur në Shqipëri dhe ka vizituar punonjësit afganë të fondacionit, të cilët janë strehuar në hotelet në Durrës. “Kam patur privilegjin të takoj kolegët e Fondacionit Shoqëria e Hapur dhe të evakuuar të tjerë që u shpëtuan nga Afganistani drejt Shqiërisë. Ky grup përfshin gazetarë, mbrojtës […]

Shpenzimet për shëndetin u kushtojnë shqiptarëve 34 herë më shumë se mesatares së BE

Pandemia, që ka zhytur botën në kaos dhe në vitin e dytë ende nuk po i duket fundi, nxori më të pah rëndësinë dhe mundësinë, apo pamundësinë e kujdesit për shëndetin.   Të dhënat krahasuese të Eurostat, që publikon treguesin e barazisë së fuqisë blerëse për shëndetin dhe shërbimet spitalore për vendet e Bashkimit […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara