e premte 19 gusht 2022
e premte 19 gusht 2022

“Agjencia Europiane e Statistikave” ka bërë publik së fundmi një studim, i cili flet mbi varfërinë e të rriturve të sotëm si rrjedhojë e financave të prindërve të tyre. Këto të dhëna janë mbledhur bazuar në të ardhurat dhe kushtet e jetesës së të rriturve të sotëm (nga mosha 25-59 vjeç) në kohën kur ata kanë qenë 14 vjeç. Këto të dhëna, për shkallën e rrezikut për të qenë të varfër, referuar periudhës kur të rriturit e sotëm kanë qenë 14 vjeç, ndahen në dy pjesë. Së pari matet shkalla e rrezikut nga varfëria për familjet me një situatë “të mirë” ekonomike, dhe së dyti kjo matet për familjet që kanë një situatë “të keqe” financiare. Të dhënat e “EUROSTAT”, tregojne së në vitin 2019, në Bashkimin Europian, shkalla e rrezikut nga varfëria ishtë 23% në mesim e familjeve më një situatë “të keqe” financiare. Krahasuar me përqindjen e shkallës nga varfëria për familjet që kanë një situatë “të mirë” fianciare në familjen e tyre të fëmijërisë, kjo përqindje është 9.6 pikë përqindje më e lartë.

Mes shteteve të Europës, të renditura nga “EUROSTAT”, gjenden të dhëna dhe për vendin tonë. Për familjet me situatë “të mirë” financiare në Shqipëri, rreziku për të qenë i varfër regjistrohet në 19.2%, ndërsa për familjet me situatë “të keqe” finaciare kjo shkallë është 25.3%. Diferenca mes shkallës së rrezikut për të qenë të varfër për familjet me situatë të mirë familjare, krahasuar me ato me situatë të keqe, është 6.1 pikë përqindje.

Krahasuar me vendet e rajonit, vendi ynë ka shkallën më të ulët të rrezikut për të qenë i varfër për familjet me situatë të keqe financiare. Serbia e ka këtë tregues 29.3%. Mali i Zi e ka 35.5% dhe Maqedonia e Veriut e ka 32.9%. Gjithashtu, vendi ynë renditet mes vendeve të para për këtë shifër, sa i përket shkallës së rrezikut për të qenë i varfër për familjet me situatë të mirë financiare, vendi ynë e regjistron këtë tregues në 19.2% dhe mes vendeve të Europës, kjo është shifra më e lartë. Të dhënat tregojnë se vende si Zvicra dhe Danimarka e kanë më të lartë përqindjen e shkallës për të qenë të varfër në familjet me situatë të mirë financiare sesa ato me situatë të keqe. Theksojmë se këto të dhëna vijnë në formën e një ankete. SCAN

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara