Pasojat e pandemisë në përkeqësimin e sëmundjeve të tjera për shkak të vonesave në kurim si dhe efekteve që ka lënë ajo te pacientët që e kaluan virusin, kanë filluar të ndihen, sidomos me problemet kardiake. Për periudhën janar-gusht në spitale janë shtruar 166,731 pacientë nga sëmundje të ndryshme apo 9% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020. Vjet në pandemi spitalet publike pezulluan ndërhyrjet kirurgjikale të programuara, duke operuar vetëm të sëmurët në rastet urgjente. Në 8-mujorin e 2021 rastet e trajtuara në kardiokirurgji janë rritur 11% në raport me të njëjtën periudhë të 2020-s, sipas të dhënave të raportit të monitorimit të Ministrisë të Shëndetësisë.
Mjeku Ilir Allkja nënvizon se arsyeja e rritjes së ndërhyrjeve kirurgjike në zemër gjatë vitit 2021 është për shkak të problemeve post Covid-19, që duhen trajtuar në kohë. “Sot gjithë bota po përballet me sfidën e trajtimit të pasojave post Covid-19. Gjithë vendet e Europës i kanë hequr ose po i heqin “doganat” për mjekët, pikërisht që të trajtojnë më mirë njerëzit e tyre. Sëmundja e Covid-19 lë pasoja afatshkurtër dhe afatgjatë në disa sisteme e organe të cilat duhen trajtuar në kohë. Ndër pasojat post-covid janë problemet metabolike dhe ato kardiake , të cilat shpesh çedojnë në probleme dramatike të cilat kanë nevojë për intervene të tilla si bypass-e, e stent-e coronare”, shton mjeku Allkja.
Mjeku Ilir Allkja pohon se këtë vit shtrimet në spitale janë rritur, pasi gjatë vitit 2020 shumë patologji u lanë ta patrajtuara. “Të tilla ishin sëmundjet e brendshme, metabolike, neurologjike, onkologjike etj. Këto patologji jo vetëm që u mbartën në vitin 2021 por edhe u përkeqësuan duke kërkuar trajtime të avancuara nëpër spitale”.
Për rënien e lartë të numrit të rasteve mjekësore të trajtuara nga urgjencat, arsyet sipas mjekut Allkja janë nga frika e infektimeve dhe për këtë arsye shqiptarët më shumë po zgjedhin të kurohen në shtëpi. “Rënia drastike te rasteve mjekësore te trajtuara nga urgjencat për opinionin tim ka dy arsye; frika e marrjes të ndonjë infeksioni nqs do të shkonin nëpër urgjenca, kësisoj problemet shpesh i kanë zgjidhur duke marrë mjekë në shtëpi, dhe konturimi i shërbimit të urgjencave nëpër spitalet private ku pacientët trajtohen me standarde më të mira. Për ata që kanë mundësi të paguajnë, spitali privat mbetet gjithmonë opsioni më i mirë”.
Për periudhën janar-gusht, gjithashtu në spitalet psikiatrike numri i pacientëve të shtruar është rritur 10,5%. Mjekët psikiatër të shërbimit parësor kanë pranuar se pas ngjarjes të tërmetit shtimi i pacintëve më shenja ankthi dhe paniku janë shtuar në vend. Më shfaqjen e pandemisë pacientë që vuajnë nga ankthi janë në rritje.
Ndryshe nga 2020, këtë 8-mujor janë rritur kontrollet për kancerin e gjirit 18%. Onkologët shpjeguan se për shkak të frikës nga infektimet me Covid-19 vjet shumë gra hezituan të kryenin depistimet për kancerin e gjirit. Rritje për këtë periudhë është regjistruar edhe te pacientët e sëmurë me kancer që trajtohen nëpërmjet radioterapisë. Monitor
Vaji i palmës favorizon përhapjen e kancerit
Dita Botërore kundër HIV-AIDS – Më shumë meshkuj nën 20 vjeç të prekur në Shqipëri
Omicron – varianti i ri i COVID-19 i identifikuar në Afrikën e Jugut
Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria është vendi me bilancin më negativ në kontinent
Pfizer në kaos/ E punësuara vodhi dokumentet konfidenciale për vaksinën antiCovid dhe ia mbathi
BE rekomandon përdorimin e pilulës së Merck kundër COVID-19
Këtë vit shteti i Nju Jorkut legalizoi marijuanën për përdorim personal. Kjo industri pritet të rritet në mënyrë dramatike, duke sjellë fitime dhe vende pune. Më shumë se 200 kompani që morën pjesë në Kongresin Botëtor të Kanabisit dhe Ekspozitën e Biznesit, po përpiqen të investojnë. Brian Benjamin, zëvendës guvernator i […]
Në Tiranë, Organizata Together for Life publikoi një raport mbi standardet minimale që u nevojiten spitaleve për të përballuar pacientët me COVID-19. Nga monitorimi në 57 spitalet publike dhe private u zbulua një seri mungesash në stafe dhe në pajisje mjekësore gjatë pandemisë Covid. Raporti theksoi se spitalet e Shqipërisë kanë […]
Vitit 2020 ishte i jashtëzakonshëm, teksa pandemia ndikoi ndjeshëm shëndetin e popullatës dhe aktivitetin e ekonomisë. Ndërsa vala e parë e virusit u arrit të frenohej si rrjedhojë e karantinës së fortë, në pjesën e dytë të vitit shumë familje dhe individë u gjendën përballë zgjidhjeve të vështira, ndërsa për shumë pasojat ishin […]
Si sot, më 4 tetor 1921, u themelua Kryqi i Kuq Shqiptar. Është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri. Ai është njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në vitin 1923. Që nga ky vit është anëtar i Federatës (në atë kohë Ligës) së Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës […]