e shtunë 4 dhjetor 2021
e shtunë 4 dhjetor 2021

 

Kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bareve dhe restoranteve, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri më datë 4 Janar, për të kufizuar përhapjen e COVID19 në periudhën e festave të fundvitit. Gjithashtu pezullohet fluturimet me Britaninë e Madhe, pas informacioneve për mutacionin e virusit Sars Cov2. Vendimet për marrjen e masave të shtuara në mbrojtje të shëndetit publik nga infeksioni Sars-Cov2, u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekspertëve, të zhvilluar sot.

“Nga të dhënat e deritanishme të Qendrës Evropiane të Kontrollit të Sëmundjeve, mbi variantin e ri të Sars-Cov 2, të identifikuar në Britaninë e Madhe, e cila gjatë javëve të fundit është përballur me një rritje të shpejtë të rasteve me Covid19, jemi informuar se autoritetet e Britanisë së Madhe dhe vendet e BE po vijojnë kryerjen e hetimeve të tjera epidemiologjike, për të vlerësuar më tej impaktin e këtij variant të ri të Sars-Cov 2. Por nga vlerësimi paraprak i ECDC, ky mutacion i ri i Sars-Cov 2 është në mënyrë të konsiderueshme më i transmetueshëm se variantet që kanë qarkulluar më parë. Sa më sipër, kemi vendosur pezullimin e fluturimeve me Britaninë e Madhe, duke filluar nga ora 06:00 e ditës së martë, datë 22 Dhjetor, deri në datë 06 Janar. Po ashtu vendoset masa e karantinës së detyrueshme 14 ditore për qytetarët që hyjnë nga Britania përmes rrugëve të tjera. Vendosja e izolimit të detyrueshëm 14 ditor vjen si një masë paraprake”, tha Manastirliu.

Duke parashtruar situatën e epidemisë në vend dhe rrezikut të përhapjes së infeksionit në periudhën e festave për shkak të shtimit të kontakteve dhe grumbullimeve, Ministrja e Shëndetësisë bëri me dije vendimet e fundit:

“Kemi vendosur kufizimin e lëvizjes së popullatës nga ora 20:30 deri në orën 06:00 të mëngjesit, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar. Përjashtim nga ky rregull bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo nevoja të domosdoshme. Personat që lëvizin për arsye pune apo arsye të domosdoshme pajisen me autorizim përmes portalit e-albania. Prej datës 5 Janar kufizimi i levizjes rikthehet në orën 22:00, sipas specifikave që tashmë të gjithë i njohim. Po ashtu, kemi marrë vendim: kufizimin e aktivitetit të bareve dhe restoranteve, fast food, lokale, që ofrojnë shërbim për klientët nga ora 20:30 deri në orën 06:00, duke filluar nga data 24 Dhjetor deri në datën 4 Janar, duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery. Prej datës 5 Janar kufizimi i aktiviteteve të bareve dhe restoranteve rikthehet në orën 22:00”, tha Manastirliu

Duke kërkuar dhe rekomanduar për të gjithë qytetarët të shmangin udhëtimet jo thelbësore si dhe aktivitetet jo thelbësore, Ministrja e Shëndetësisë apeloi për kujdes gjatë festave dhe të festohet vetëm me familjen e vogël.

“E kuptojmë fare mirë dëshirën e gjithësecilit, për të qenë me njerëzit e dashur në këto festa. Por në listën e vlerave dhe dëshirave, SHËNDETI qëndron në krye, i padiskutueshëm. DISTANCIMI, MASKA, HIGJIENA dhe kufizimi i kontakteve vlejnë për këto festa më shumë se kurrë. Festimi këtë vit duhet të jetë me familjen e ngushtë, gjithmonë duke zbatuar masat rigorozisht. Është një detyrim, mbi të gjitha për të patur mundësinë të festojmë edhe të tjera herë me njerëzit tanë më të dashur. Me qëllim që kur virusi të jetë zhdukur, këto festa të fundvitit të 2020 të mbahen mend thjesht si të pazakonta të kaluara me ta. Por në asnjë mënyrë si festat e fundit, ndaj kërkohet nga të gjithë qytetarët edhe një sakrificë e radhës”, tha Manastirliu.

Më shumë

Shqiptarët duan të ikin, aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para pandemisë

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë.   Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej […]

Berisha: Dorëzojmë 4200 firma për Kuvendin

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe mbështetësit e tij dorëzuan mbrëmjen e së mërkurës, 4200 firmat që ata deklaruan se janë mbledhur për të kërkuar thirrjen e Kuvendit kombëtar të kësaj partie. Ato u depozituan më pas në zyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Edi Paloka.   Mbi tryezën e një […]

Ish-zyrtari iranian i akuzuar për masakra gjykohet në Durrës

Një ish-zyrtar i Iranit i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përballet me procesin gjyqësor të drejtësisë nga Sudia në Gjykatën e Durrësit në Shqipëri.   Hamid Noury nën gjykimin e Stokholmit u zhvendos në Shqipëri për të dëgjuar dëshmi për thuajse 15 ditë me seancën që nisi sot rreth orës […]

Dekriminalizim e dorëheqje, si mbetën 6 bashki pa kryetar

Vënia nën akuzë nga SPAK i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj, dhe mënyra se si do t’i rrjedhë përballja me drejtësinë për akuzën e “falsifikimit”, nuk e përjashton mundësinë e ndërprerjes së mandatit të tij.   Por nga ana tjetër, në vend janë gjashtë bashki të cilat nuk e kanë një kryetar të […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara