Saturday 10 June 2023
Saturday 10 June 2023

 

Reshjet e shiut me intensitet të lartë gjatë ditëve të fundit, si dhe reshjet e pritshme në ditët në vijim, në ujëmbledhësin e kaskadës së lumit Drin kanë rritur ndjeshëm nivelet e liqeneve në Hidrocentralet e Koman dhe Vau i Dejës, e pritet të kalojnë limitet e parashikuara nga Rregullorja e Shkarkimit të Plotave.

 

Nisur nga kjo situate Administratori i KESH Benet Beci ka thirrur në një takim Sekretariatin Teknik të Komisionit te Posaçëm të Trajtimit të Plotave, per trajtimin e prurjeve natyrore në kaskadë, në përputhje me Rregulloren e shkarkimit të Plotave.

Në vijim të vendimeve të Sekretariatit Teknik dhe Komisionit të Posaçëm të Trajtimit të Plotave , KESH ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të menaxhuar situatën duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit negativ të shkarkimeve në zonën e nën-Shkodrës.

Si rezultat, KESH ka filluar nga data 28 Dhjetor shkarkimet e kontrolluara në Hidrocentralin e Vaut të Dejës, me synim parandalimin e shkarkimeve të mëdha që mund të krijojnë problem në momentet e pikut të prurjeve natyrore. Shkarkimet po menaxhohen me kujdes duke ndjekuar në dinamike zhvillimet metoerologjike dhe bazuar në inforamcionin aktual të prurjeve, nuk përbejnë rrezik dhe nuk do të kënë impakt negativ në zonën e kanalit të shakarkimit. KESH për herë të parë po kryen administrimin e integruar të nivelit të prurjeve natyrore në kaskadë, nivelin e shkarkimeve nga HEC Vau i Dejës, nivelin e Liqenit të Shkodrës, nivelin e lumenjëve Buna, Kir, Gjadër, si dhe ndërveprimet midis tyre.

Ditën e djeshme, Administratori i KESH z. Beci së bashku me stafin përgjegjës  ka inspektuar nga afër situatën e shkarkimeve në Hidrocentralin e Vaut të Dejës dhe zonën e nën Shkodrës,  duke u  siguruar që Korporata është në gadishmëri të plotë e ka marrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e prurjeve në ditët në vijim. KESH ka qenë dhe është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse qendrore dhe vendore duke dhënë informacion në kohë reale rreth prurjeve dhe shkarkimeve.

Aktualisht KESH po prodhon me kapacitet të plotë në të Hidrocentralet e Komanit dhe Vaut të Dejës duke siguruar furnizim të plotë për Operatorin e Shpërndarjes, si dhe po trajton për qëllime rezerve prurjet në liqenin e HEC Fierzë.

Të dhënat e kaskadës për ditën e sotme Dt. 30.12.2020, ora 10.00 në foton më poshtë.

 

 

 

Më shumë

Politikat e copëtuara për bujqësinë

Shqipëria është vendi më bujqësor në Europë, me këtë sektor jetik që sjell gati 19% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Pavarësisht rënies së fortë në krahasim me fillimin e viteve ’90, kjo peshë është shumë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian (2%) dhe gati dy herë më e lartë se […]

Shqiptarët shpenzuan 13.6 milionë euro në 9 muaj për të siguruar pronat, si ndahet tregu mes kompanive

Për nëntë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët shpenzuan rreth 1.67 miliardë lekë ose rreth 13.6 milionë euro për sigurimin e pronave.   Të dhënat nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se primet e shkruara bruto nga sigurimet e pronës u rritën me 31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një […]

Drafti: Rritet kufiri i pagës së pataksueshme në 40 mijë lekë, përgjysmohet nga 30-50 mijë lekë, pragu për shtresën e mesme bëhet 200 mijë lekë

Nga korriku i vitit 2022 pritet që të ndryshojë sërish tatimi mbi pagat, duke rritur si dyshemenë për kufirin e pataksueshëm të pagës minimale në 40 mijë lekë (nga 30 mijë lekë që është sot), po ashtu dhe kufirin mbi të cilin pagat taksohen me normën maksimale prej 23%, në 200 mijë lekë, nga […]

Çmimet e naftës shtrenjtohen për herë të gjashtë në pak muaj, arrijnë 184 lekë, afër rekordit historik

Çmimet e karburanteve kanë shënuar një tjetër rritje ditët e fundit, për herë të gjashtë radhazi në vetëm pak muaj.   Në pikat e tregtimit të“Kastrati”, më i madhi në vend për shumicën dhe pakicën, nafta tregtohet me 184 lekë, ose 8 lekë më shumë se më parë. Benzina është shtrenjtuar në 186 lekë, […]

  • © 2017 Albanian Profile Të gjitha të drejtat e rezervuara